7 muajt fiskalë të qeverisë Rama

Postuar në 03 Qershor, 2014 11:04

Sot PD-ja dhe PS-ja debatuan në distancë rreth performancës fiskale të qeverisë. PD-ja theksoi mosrealizime në tregues të veçantë fiskalë dhe PS-ja theksoi të tjerë me tejkalime. Në vijim janë treguesit përmbledhës fiskalë të periudhës 7-mujore tetor-prill. Të ardhurat totale në Thesarin e Shtetit për periudhën tetor-prill ishin 183 milionë dollarë (10%) më shumë se një vit më parë. Po të zhvishen të ardhurat jotatimore nga ato totale, rritja në krahasim me një vit më parë ishte 200 milion dollarë (12%). Nga ana tjetër, shpenzimet 7-mujore janë ulur 25 milion dollarë (1%), në krahasim me një vit më parë. Por shpenzimet për investime kanë rënë plot 193 milionë dollarë (44%), në krahasim me një vit më parë.

Re.pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.