Gjiknuri në Azerbajxhan për projektin e gazifikimit të Shqipërisë. Kërkesë edhe për funksionalizmin e TEC-it të Vlorës

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ndodhet sot në Azerbajxhan me rastin e finalizimit të memorandumit të Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit për projektin e Gazifikimit të Shqipërisë. Çështja në fjalë është trajtuar në takimin me homologun azer, Natig Aliyev dhe parashikon plotësimin infrastrukturor të linjave të furnizimit me gaz në mbarë vendin. Kompania që do të realizojë këtë projekt është SOCAR, pra kompania shtetërore azere, e cila ka rol kryesor edhe në realizimin e gazsjellësit Transadriatik, pasi ky i fundit zë fill pikërisht në Azerbajxhan. Me interes është edhe kërkesa e Gjiknurit për të funksionalizuar Termocentralin e Vlorës, pikërisht duke shfrytëzuar infrastrukturën e gazit që pritet të vijë në Shqipëri përmes TAP.
s.z
Add new comment