Qeveria mendon për një borxh tjetër prej 500 milionë eurosh në vitin 2015

Postuar në 04 Qershor, 2014 01:44

“Gazeta Shqiptare” informon sot se qeveria shqiptare shpreson që në vitin 2015 të marrë edhe një borxh prej gati 500 milionë eurosh. Kjo mendohet të realizohet përmes eurobondeve. “GSH” i referohet një prononcimi të ministrit të Financave Shkëlqim Cani për agjencinë “Reuters”, e cila nga ana e vet ka nënvizuar nevojën e Shqipërisë për të rritur më tej borxhin publik për të financuar buxhetin.  “E dimë që kemi nevojë për 300 milionë euro, por mund të ngjitemi deri në shumën 500 milionë. Do të varet nga mënyra si do ta gjykojmë tregun dhe situatën në përgjithësi. Mund të kërkojmë një hua të siguruar nga disa investitorë njëherësh, apo një eurobond. Mbetet ende një çështje për t’u vendosur”, është shprehur Shkëlqim Cani.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/ministri-cani-mund-te...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.