Zgjedhjet e Kosovës; Lista për Shqipërinë Natyrale do ta shprehë nesër mbështetjen për partinë që do përkrahë

Nuk dihet sesa ndikim ka realisht, gjithsesi zgjedhësve kosovarë do t’u duhet të presin deri nesër për të mësuar se cilën parti do të përkahë publikisht Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj. “Nëpërmjet Facebook’ut, Danaj ka thënë se këtë pozicionin po e bën pas kërkesave të shumë simpatizantëve të Listës për Shqipëri Natyrale”, thotë Express. Më poshtë lexojeni të plotë reagimin e tij:
“Shume miq, antare dhe simpatizante te Shqiperise natyrale, me ane te dhjetra e dhjetra mesazheve me kane kerkuar qe te deklarohem se cilen parti politike mbeshtet Lista per Shqiperi Natyrale ne zgjedhjet e 8 qershorit ne Kosove. E pranoj kerkesen e tyre, jam konsultuar me shume prej antareve te Listes ne Kosove. Diten e merkure, ne emer te Listes per Shqiperi Natyrale do te bejme te ditur se cilen parti mbeshtesim dhe per cilen parti duhet te votojne mijra antaret dhe simpatizantet tane ne Shqiperine Verilindore me emrin Kosove
Dr.Koço Danaj
Kryetar i Listes per Shqiperi natyrale”
a.k
Add new comment