Koço Kokëdhima “rrëfen” mëkatet e Zogut, Hoxhës, Berishës, Nanos, Ramës, Metës dhe Bashës

Deputeti i PS-së në Qarkun Vlorë, Koço Kokëdhima, në një intervistë për emisionin “Oktapod” në televizionin “Vizion plus”, flet për jetën, biznesin dhe pushtetin. Kokëdhima rrëfeu detaje shpirtërore dhe shumë jetësore për jetën e tij nga fëmijëria, deri në ditët e sotme, lidhjet e tij me familjen, biznesin dhe politikën, duke dhënë vlerësimin për figura si Zogu, Hoxha, Nano, Berisha, Rama, Meta dhe Basha.
Por cilat janë vlerësimet që ka Kokëdhima?
Për Ahmet Zogun:
-Mëkati më i madh i Ahmet Zogut ishte bashkëpunimi me armiqtë e kombit shqiptar për të ardhur e qëndruar në pushtet dhe shpërblimi i tyre me copa Shqipërie.
Për Enver Hoxhën:
-Enver Hoxha është një figurë shumë komplekse. Vepra e tij ka arritje dhe vlera të mëdha, ashtu siç ka edhe probleme edhe të meta të mëdha. Ai ishte komandanti i Luftës Nacional-Çlirimtare dhe udhëhoqi shumë reforma të suksesshme në Shqipëri, ashtu siç është i anatemuar për zhvillimin ekstrem të luftës së klasave dhe për shumë histori të tjera që kanë lidhje me shkatërrimin e interesit dhe lirive individuale të njeriut. Mëkati më i madh i Enver Hoxhës, në një këndvështrim të caktuar, është fakti që la një vakuum të atillë për të ardhmen dhe drejtimin e këtij vendi, vakuumin që do i sillte këtij populli në krye, për gati një çerek shekulli, të tillë udhëheqës si Sali Berisha dhe Fatos Nano.
Për Sali Berishën:
-Saliu? O Zot sa mëkate ka bërë Saliu!. Ka bërë aq shumë mëkate, sa s’di ç’të përmendësh më parë për Saliun.
Për Fatos Nanon:
-Fatosi nuk është krejt e njëjta histori me Saliun, se Fatosi nuk ka bërë vrasje për të ardhur në pushtet dhe për të mbajtur pushtetin. Këto nuk i ka bërë, por ka bërë plot histori korrupsioni të ndyra dhe histori të tjera që mund t’i përmendim. Ka po aq përgjegjësi sa Saliu, për faktin që Shqipëria nuk ndërtoi dot një sukses të qenësishëm në këtë tranzicion, përkundrazi ka bërë një tranzicion të dështuar dhe për këtë janë përgjegjës Fatosi dhe Saliu. Por sot do t’i kujtoj një mëkat shumë të madh Fatos Nanos. Ky mëkat ka qenë përçarja e së majtës, përçarja e Partisë Socialiste dhe me këtë përçarje ai bëri që Shqipëria të binte përsëri në duart e Sali Berishës dhe të pësonte gjithë këto dëme e gjithë këto shkatërrime që ka pësuar.
Për Edi Ramën dhe Ilir Metën:
-Për Ilirin dhe për Edin do të them që ndajnë një mëkat, në një mënyrë të caktuar, bashkë. Nuk është me rëndësi se sa për qind ka njëri dhe sa për qind ka tjetri, por mëkati më i madh i tyre është që e vonuan bashkimin e së majtës nga 2009- a dhe i dhanë edhe katër vite të tjera jetë në pushtet Sali Berishës.
Për Lulzim Bashën:
-Për Lulzimin do të them që ka tri përgjegjësi të rënda. Çështja me abuzimet e mëdha me rrugën e Kombit, abuzim me pasuri shumë të rëndësishme për popullin shqiptar dhe për ekonominë e Shqipërisë. Ai ka një përgjegjësi shumë të madhe për vrasjet e 21 janarit, sepse ishte ministër i Brendshëm dhe strukturat që kryen vrasjet ishin nën urdhrat e tij. Është përgjegjësi e tij që ta distancojë veten qartazi nga ato vrasje në atë masë që të jetë e qartë për publikun. Por mëkati më i madh i tij, sipas meje, është ulja në karrigen e Kryetarit të Bashkisë me mandatin që vodhi Saliu me Ristanin. Ai do të duhej të uronte fitoren e kundërshtarit të tij dhe jo të ulej vetë në atë karrige.
Intervista e plotë: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=48151&kat=87
n.k
Comments
Ke harruar marrveshjen per

Ke harruar marrveshjen per ujrat per Lulin se ka qene minister i jashtem kur takohej shpesh me Bakojanis. Nuk duhet harruar kurre qe nen drejtimin e tij per pak greqia doli ne Karaburun.Kurre!!!

Nje biznesman intervistohet e
Nje biznesman intervistohet e degjohet per biznesin e nje ish-sekretar i Komitetit Qendror te Rinise degjohet kur "rrefen" per bemat e KQ te BRPSH-se. Kurrsesi nje "opinion personal i njeanshem" nuk duhet emertuar si "rrefim". Ai eshte thjesht nje opinion. Ne gjykimin tim, ky opinion i KK eshte qartazi i njeanshem, i ceket, i paplote, dhe realisht nuk duhej te perbente lajm.
Per sa i perket arrogances se Kokedhimes per te shprehur mendime per te gjithe e secilin ne veçanti, do te shtoja i vetpermbajtur qe ajo reflekton "diapazonin" dhe "kompetencen" e nje propogandisti partiak, e kurrsesi ate te nje historiani apo analisti politik. KK vetem per Enverin nuk ka verejtje, po te mos merret si e tille fakti qe sipas Koços, Enveri beri mekat pasi nuk mendoi si duhej "per te zgjedhur" nje pasardhes.
Dhe, orakulli Koco na qenka

Dhe, orakulli Koco na qenka shenjtor, i lare dhe i paster si uji i ftohte ne Vlore.

Ky rikthim i frikshem drejt

Ky rikthim i frikshem drejt rivleresimit te figures se E.H. eshte i papranueshem. Sipas ketij Enveri paska te mira por edhe nje tekeqe qe la boshllik (dmth ky 2K-ja mendon se ishte aq i madh sa kur iku la boshllik dhe nuk mendoi se vafre do bente me hapesiren qe kishte zene). Pika mu ne koke o 2K per llogjiken qe me ke.

Sinqerisht, ky 2K-ja ben mire te mos jape te tilla intervista sikur te ishte ndonje profesor thinjosh historie apo antropologjie por te mbaje vendin si deputet e pergjegjesite e tij. Pasatj ben mire te pergjigjet dhe per mekatet qe vete ka se jo cdo biznesmen ben dot para duke "privatizuar" nderrmarje frigoriferike me 2 milion leke.

Pertej qokave por artikuj te tille jane te pavend (por fare ama).

Po cka jane more keto njerez

Po cka jane more keto njerez qe nuk kuptojne kriminelin Hoxha?
Pleh me duket pak me i thane.....ketij Kokedhim...

Koco Kokedhima sigurisht qe

Koco Kokedhima sigurisht qe nuk perben ndonje kapacitet intelektual ngado qe ta vertitesh. U be mender biznesmen, dmth fitoi ca para', me hile, mashtrime dhe laperdhira dhe papritmas iu duk vehtja me i zgjuar e shperndan senenca andej ketej per njerzine. S'ke c'i ben, gjera qe ngjasin. Gjithesesi edhe Kocoja do ta gjeje dhe kur te vije koha do te matet per aq sa vlen.

Opinionet qe jep Kocoja andej ketej edhe ketu nuk vlejne as bojen e shkrimit me te cilen shkruhen, por vetem se simptoma e rivleresimit te Enver Qoftelarg Hoxhes tregon vetem nje gje. Populli shqiptar kur kishte mundesine t'i qeronte plehrat dhe t'i pastronte te gjith haurret nga bajgat dhe pislleku nuk e beri, u mashtrua nga nje mender arkeolog qe i kerkoi te ishte i qyteteruar e te mos hakmerrej me bllokun. Tashti vezet e gjrprit celen nga e para dhe po na mbysin perseri. Te pakten kjo le te behet mesim dhe ne Permbysjen e Dyte te Komunizmit ne Shqiperi, asnje nga keta kelyshe nuk duhet kursyer me, por duhen mbyllur ne Kalane e Gjirokastres per jete.

enverist +

enverist + kapitalist+socialist, nje amalgame....me keta vazhdon renimi i shqiperise qe ka filluar qe ne '44

Add new comment