Rama-Arvizu, takim blic pa praninë e mediave. Nesër, raporti i KE-së për statusin

Postuar në 02 Qershor, 2014 05:04

Një ditë para publikimit të raportit të Komisionit Europian ku pritet të rekomandohet dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka takuar sot kryeministrin Edi Rama në selinë e kryeministrisë. Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe është zhvilluar pa praninë e mediave. Nuk dihen detaje rreth takimit, por ai vjen në një moment ku ka një debat të hapur politik mes pozitës dhe opozitës lidhur me trafikun e drogës me infrastrukturën e ushtrisë.  

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.