Patriarku Irinej jep intervistë për Top Channel dhe deklaron: Kosova, e shenjtë për Serbinë

Postuar në 01 Qershor, 2014 08:14

I ftuar në Tiranë për shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, së bashku me drejtuesit e tjerë më të lartë të fesë ortodokse, Patriarku i Serbisë, Fortlumturia e Tij Irinej, në një intervistë ekskluzive për “Top Channel” komenton reagimet lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Duke iu referuar rolit të kishës serbe në marrëdhëniet e shtetit për çështjen e Kosovës, ai thekson se krahina e Kosovës është pjesa më e shenjtë për popullin serb.

“Në këto vise jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, por kjo nuk është vetëm tani. Ne me shqiptarët kemi jetuar në shekuj. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme midis dy popujve tanë. Ato që po ndodhin në këto kohëra midis nesh, pra shkëputja e Kosovës dhe krijimi i një shteti të pavaruar nga Serbia, ne na rëndon shumë. Kosova dhe Metohija për ne serbët janë pjesa më e shenjtë, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore. Numri i madh i shenjtorëve që ne nderojmë në kishën tonë është nga kjo krahinë. Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një zgjidhje të drejtë që të dyja palët të jenë të kënaqura. Nëse ne kemi jetuar me shekuj bashkë, pse të mos vazhdojmë të jetojmë përsëri bashkë. Një tjetër problem është se rreth 200-250 mijë serbë u është dashur që të lënë shtëpitë e tyre dhe të largohen nga Kosova dhe Metohija dhe nuk e kuptojmë pse ky popull nuk mund të kthehet në shtëpitë e veta, atje ku me qindra vjet kanë jetuar dhe të ketë një jetë normale midis dy popujve tanë” shprehet Irinej.

I pyetur se cila mund të jetë zgjidhja për këtë situatë, Patriarku Irinej ka theksuar se “e para do ishte që t’i krijohet mundësia që të gjithë atyre të larguarve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të gjendet mënyra që të jetohet përsëri qetë në Kosovë”.

Për më shumë lexo: http://top-channel.tv/artikull.php?id=278998

n.k

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

E ne fund, cili ishte qellimi qe i jepet Irinej kjo platforme per te rishprehur urrejtjen karshi shqiptareve, apo te riafirmuar qendrimin antishqiptar te ketij patriarku qe bekoi ushtaret serbe qe vrane shqiptare, boshnjake, e kroate, ne emer te kishes se tij, ne emer te ideologjise se kishes se tij?

Submitted by Anonim (not verified) on

jeni bere me keq se klani i sales qe ftonte colicin!   gazetare te tredhur qe kini frike ti beni nje pyetje te hajrit atij serbit!

si nuk reagoi njeri per kete maskarade qe vulosi greqizimin e kishes shqiptare!  qenie inferiore qe e merrni poshterimin per respekt.

Submitted by Anonim (not verified) on

Duket qarte. Tek ky plotesohet profecia e jezuit kur tha se do te vinin ujqer grabitqare te maskuar si dele. Provokimi eshte i janullatosit jo i ketij se ky i ftuar eshte.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Diskutimi rreth klerikut serb e shmangu axhenden nga kremtimi i nje ngjarjeje fetare lidhur me komponeten orthodhokse te  Shqiperise ne nje gjyq publik per klerikun serb, por megjithate atij nuk besoj se i prishet pune.

Intervisten nuk kerkoi qe ta jepte kleriku serb, por ju kerkua. Ne fakt ngjarja u provokua nga shqiptaret, shtypi nuk morri ndonje interviste tjeter nga kreret e kishave te tjera, madje Top Chanel mburrej se intervista ishte "eksluzive". Media shqiptare nuk kishte pse politizonte nje ngjarje fetare qe faktikisht i ngre vlerat Shqiperise ne  prag te pranimit te kandidatures se Shqiperise ne EU, mund te kish kontribuar ne te kunderten, pa i dhene mundesi ndokujt per te shprehur platforma jo fetare, aq me teper nje kleriku serb ku ishte e priteshme cdo pergjigje e tij. Ajo duhet te kontribonte per zhvillimin pa "njolla" te shenjterimit te katedrales dhe madje prej saj do vinin dhe perfitimet politike per Shqiperine.  Pse atehere ju drejtua nje kleriku serb  dhe jo nje kleriku nga Polonia apo gjekte ? Pse nuk ju drejtua  te pakten ne menyre formale nje pyetje rreth ngjarjes per te cilen ishte ftuar per te kamufluar intervisten qe pritej te jepte rezultate provokative ?  A nuk e dime ne se si do tju pergjigjej nje serb, qofte ai dhe klerik,  pyetjeve politike rreth Kosoves?
Gatuhet nje corbe me inisiativen e shtypit shqiptar dhe mandej fillon parada nacionaliste. Madje vecohet nga ato qe tha Irinej nje fraze qe i "intereson", ndonse ai tha dhe gjera te tjera per "bashkeegzistencen e shqiptareve dhe serbeve", a nuk eshte kjo teze themelore edhe e Europes ku duhet te shkoje Kosova, Serbia e Shqiperia? Ne mos bashkegziston me fqinjet, me ke do bashkegzistoje me francezet dhe anglezet ?   Dhe me interesantja eshte se i kerkohet nje te huaji, nje serbi te mendoje si nje shqiptar apo kosovar! Babezi e shtypit per lajme qe i prodhon vete!
Por kete here ishte rasti per te mos provokuar komente politike nga te zotet e shtpise. Duket sikur kjo  ishte nje lloj alibie qe Kryeminstri shqiptar te mos merrte pjese ne nje darke te organizuar nga kisha sepse kjo nuk do ti pelqente shumices musilmane shqiptare

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.