“Panorama”: Zbulohen letrat e dashurisë së Ismail Kadaresë me një femër në Fakultet

Suplementi “Unë Gruaja” në gazetën “Panorama” ka botuar letrat e dashurisë së shkrimtarit Ismail Kadare me një femër në fakultet. “Mjegullat e Tiranës”, asokohe “Dashuria nr.2”, romani i shkruar prej Kadaresë në vitet 1957-1958, me dorë, në një fletore shkrimi, është në fakt krijimi i përftuar prej ditarit që ka mbajtur me ndërprerje gjatë viteve kur ishte student në Tiranë. Më së shumti, të shkruara prej vajzës që është kthyer në personazh.
“Romani është shkruar në moshën njëzetvjeçare, kur ideja e martesës është vetvetiu e huaj. Aq më tepër personazhi është një student me ambicie të mëdha, në pritje të një ndryshimi tronditës në jetën e tij: udhëtimit në Moskë për studime të mëtejshme letrare. Shtojini kësaj edhe snobizmin rinor dhe xanxën e të qenit modern, për të kuptuar se martesa merrej si një mbyllje e jetës”, tregon Kadare për studiuesen Viola Isufaj, në një intervistë brendashkruar librit që është publikuar në suplementin e gazetës. Aty ai “zbardh” edhe të vërtetën e emrit “Ema”, që është një lloj pseudonimi i ish-të dashurës së tij.
Për më shumë: http://www.panorama.com.al/2014/06/01/zbulohen-letrat-e-dashurise-se-ismail-kadarese-me-nje-femer-ne-fakultet/
n.k
Add new comment