"Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës"

Gazeta “Mapo weekend”, në numrin e sotëm të saj hapet me kryeartikullin “Sekretet që fshihen pas qetësisë së Ilir Metës”. Artikulli është një dosier, që analizon veprimet dhe mosveprimet e kreut të LSI-së si dhe marrëdhëniet e tij me Ramën, Berishën dhe Bashën.
“Me 23 vite karrierë politike, Meta e ka provuar se sprovat e forta të vitit 2005 dhe greva e urisë së 2008-s, i shtrënguan pas vetes pasuesit më besnikë, por nuk e arritën tek shtresa gri e votuesve, apo demokratët dhe socialistët e pakënaqur, që së fundmi janë shndërruar në duartrokitësit më të shpeshtë në LSI .Askush sot nuk mund të hedhë bast se cili do të jetë fati i Ilir Metës dhe LSI-së pas 10 vjetësh.”
Artikulli i Mapo-s që nuk mban autor, mbyllet me fjalët: “Nga të gjithë këta skenarë pa humbjepër Ilir Metën, diçka konkrete ka thënë vetëm Berisha për ambicine e tij të rradhës: “Meta ma ka kërkuar indirekt postin e presidentit në vitin 2012.”
S.S
Add new comment