Obama: Hillary Clinton do të ishte një presidente e dobishme

Postuar në 31 Maj, 2014 07:20

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, ka përdorur disa fjalë të këndshme për Hillari Clinton, duke thënë se ajo do të ishte një presidente “shumë efektive”, nëse ajo vendos për të kandiduar.

Presidenti e lavdëroi  ish-Sekretaren e tij të Shtetit në një intervistë që pati me Kelly dhe Michael në Shtëpinë e Bardhë. Intervista u transmetua të premten në mëngjes, por është regjistruar ditën e enjte, në të njëjtën ditë që Obama në mënyrë të fshehtë drekoi me zonjën Klinton. 

“Hillary dhe unë jemi miq”, tha ai në intervistë. “Unë gjithmonë e kam admiruar atë. Që në kohën që ajo ishte këtu, ajo nuk mund të ishte më shumë efektive, besnike se aq dhe që nga ajo kohë, ne jemi bërë miq të vërtetë.” 

Dreka me Clinton-in u zbulua rastësisht nga një redaktor i revistës “People”, i cili tregoi që ata të dy do të drekonin së bashku pas intervistës. Ky ishte një tregues që ata të dy kanë mbetur të afërt me njëri-tjetrin, pavarësisht vendimit të saj për t’u larguar nga Departamenti i Shtetit në janar të vitit 2013.

I pyetur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Obama tha që nuk e di se çfarë do të vendosë Clinton për të bërë në vitin 2016, megjithatë ajo ende nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse do të konkurrojë për presidente të Amerikës apo jo.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.