Basha me përfaqësuesit e Bankës Botërore: Ka rënë rritja ekonomike dhe është shtuar papunësia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me delegacionin e Bankës Botërore kryesuar nga zv.presidentja për Europën dhe Azinë Qendrore, Laura Tuck, ka folur për shqetësimin lidhur me rritje e borxhit publik.
Në fakt, qeveria shqiptare ka marrë borxhë nga FMN dhe BB për të shlyer borxhet e prapambetura, që janë krijuar nga qeveria paraardhëse.
Duke analizuar zhvillimet në ekonomi të këtyre 9 muajve, Basha është shprehur se, rritja e nivelit të borxhit publik, rritja e pasigurisë, ndalja e investimeve publike dhe intimidimi i investimeve private përmes arbitraritetit qeveritar dhe shkeljes së ligjit kanë kontribuar në rënien e rritjes ekonomike dhe shtimin e papunësisë.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore e vlerësuan shkëmbimin e informacionit dhe pikëpamjeve me opozitën e vendit dhe u shprehën të gatshëm për të mbajtur një dialog të vazhdueshëm me Partinë Demokratike.
S.S
Add new comment