Ish-ministra e zyrtarë të lartë do dalin para drejtësisë, paralajmëron Rama para deputetëve socialistë

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Rama paralajmëroi se në kuadër të reformës së thellë në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, disa ish-ministra të qeverisë Berisha pritet të dalin para drejtësisë. Pa përmendur emra, Rama theksoi se zhvillimet nga organi i akuzës do të vijojnë në javët në vijim. “Nuk mund të luftohet pa një sistem drejtësie në lartësinë e sfidës. Grupi i punës që ka nisur punën, do të vërë së shpejti një material për të startuar një diskutim të madh dhe për të bërë një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Deri më sot nuk janë bërë këto, për hir të vërtetës, pasi janë çështje që lidhen me zyrtarë shumë të lartë, çështje që lidhen me një sërë fushash me ndjeshmëri të madhe për publikun. Jemi në pritje të rezultateve të Prokurorisë. Ish-ministra do të përfshihen në rrugën e kërkesës për hetim nga ana e Prokurorisë, dhe ish-zyrtarët të lartë do i ndjekin në këtë rrugë”, tha Rama.
a.k
Comments
Po ju c'beni? Botoni fjalen
<p> Po ju c'beni? Botoni fjalen e Rames te thene para nje viti?</p>
Add new comment