Shtypi britanik: Blair-Campbell, të përfshirë në grushtin e shtetit në Egjipt. Takime e këshilla për Al Sisin

Kanë dalë akuza të reja mbi lidhjet ndërmjet Tony Blair dhe regjimit ushtarak të grushtit egjiptian të shtetit. Sipas një raporti të botuar në "The Mail", Alistair Campbell, njeriu i Blairit, ka vizituar Egjiptin për bisedime të gjata me ekipin e Abdel Fatah Al- Sisit, duke u dhënë këshilla se si duhet mbrojtur grushti i shtetit në media. Gazeta citon burime anonime diplomatike në Kajro, që thonë se Campbell foli me ndihmësit e lartë të Al- Sisit, si dhe politikanë të tjerë, duke kërkuar korrigjim për “problemin e imazhit” jashtë vendit. “The Mail” njoftoi se këshilltarët e Al- Sisit kanë vizituar SHBA-në dhe Brukselin në një mision për të nxitur një imazh më pozitiv të regjimit, me qëllim për të ndihmuar fshehjen e mizorive të kryera ndaj protestuesve, vecanërisht ndaj përkrahësve të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursin. Campbell ka diskutuar "perceptimet në mediat ndërkombëtare për Egjiptin", ndërsa Blair e ka vlerësuar tejet grushtin ushtarak të shtetit, duke e cilësuar atë si " shpëtim " të Egjiptit. Menjëherë pas grushtit të shtetit më korrik 2013, miliarderi egjiptian Naguib Sawiris priti Blairin në jahtin e tij në San Trope. Mail citon Amr Musa-n, një këshilltar të Al- Sisit, i cili tha se Blair ka vizituar "disa herë vendin" dhe "e di se çfarë është e nevojshme për Egjiptin".
a.k
Comments
dmth kete model do vendosi
<p>dmth kete model do vendosi edhe ne SHqiperi, ky njeriu i Blerit !! mahhhh !!! </p>
Add new comment