Rama Irineut në kryeministri: Ke abuzuar me mikpritjen tonë

Burime të besueshme bëjnë të ditur për televizionin A1 Report se kryeministri Rama ka shprehur qëndrim të ashpër ndaj deklaratave të patriarkut serb për Kosovën. Prezenca e patriarkut serb në Tiranë gjatë shenjtërimit të Katedrales Ortodokse dhe deklaratat e tij se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, e kanë nervozuar kreun e qeverisë. Gjatë një takimi që zhvilloi në kryeministri me patriarkët botërorë, ku të pranishëm ishin serbi Irinej, Janullatos, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I dhe primarët e kishave të tjera ortodokse, Rama nuk ka munguar të pohojë se Irineu shrytëzoi një rast fetar për ta kthyer në një çështje politike. “Kolegu juaj”, është shprehur Rama duke treguar me gisht patriarkun serb, “ka abuzuar me mikpritjen tonë, duke e tranformuar një festë fetare dhe provën e bashkëjetës tonë fetare në një çështje politike. Ne jemi revoltuar dhe na ka fyer”.
a.k
Comments
Kjo eshte te mbulosh diellin
Kjo eshte te mbulosh diellin me shoshe, dhe te mundohesh te shfajesohesh para opinionit. Fjala mikepritje nuk duhet te kete vend ketu sepse Irinej nuk eshte dhe nuk ka qene kurre mik i shqiptareve por ka qene dhe mbetet frymezues i gjenocidit serb ne Kosove dhe armik i perjetshem i shqiptareve e per rrjedhoje nuk duhet te ishte ftuar. Ai eshte mik i Janullatusit dhe te gjithe antishqiptareve te tjere. Po ashtu Top Channel nje kanal qe kontrollohet nga Rama i dha hapesire propagandes se shovinistit mu ne zemer te Tiranes. Ky eveniment ne zemer te Tiranes tregon se Janullatusi i ka ne xhep politikanet shqiptare pozite e opozite qe nuk bene as ge ke as mek dhe degjonin kleriket permes perkthyeseve.
Te rroje Shqiperia se Shqiperi nuk ka me.
Bravo Rama, nese ja ka thene

Bravo Rama, nese ja ka thene keto fjale serbit. Keshtu i mbyll gojen dhe nje agjenti serb qe ka qene kaq kohe ne krye te shtetit shqiptar dhe vazhdimisht ka bere lojen e agjentures serbe. Nje dite kane per tu hapur arkivat serbe dhe cudira do te degjojme.

O Billo ti nuk e shef cudine

O Billo ti nuk e shef cudine qe e ke mu para hundes me serbin qe ta leshon pordhen mu ne mes te Tiranes, dhe ky kryeministri jone ben sikur nxehet dhe gjoja i kallxon venin.......ik e futi nji gote uje te ftohte se me duket nuk te paska dale rakija akoma, (apo kushedi hashashi....).

Perralla e sidomos kur e

Perralla e sidomos kur e njofton zedhenesja dy e Rames A1raport. Me mire te mos ta jepnin se sa e dhane. Askush se beson me.

Xhuxhumaku mirë e ke duhej të

Xhuxhumaku mirë e ke duhej të merte pushkën dhe ta vriste në vend

O da Vinci, e para Edvina

O da Vinci, e para Edvina Rama nuk eshte nga ata rob qe qit pushken, por per kete mire e ben dhe une nuk i kerkova Edvines te nxirrte pushken. Po ta kishe lexuar komentin tim me syte e ballit, jo me ato te fundshpines kishe per te kuptuar qe komenti ishte pergjigje ndaj atij trimit qe priste te shifte cudira kur te hapeshin arkivat serbe (pu, cfare ondrrash kan fillu me pa robt ne Shqiperi, me hapje arkivash serbe), kur cudine e kishte mu aty para, ai-qi-ma-ndriti serb mu ne mes Tiranes, pra kjo ishte cudia e sotshme pa arkiva fare, pra s'ka nevoje pre te prit cudira te tjera.

E shof qi t'dhem shume kur te duket sikur ta prekin Edvinen, po mos u bej merak se mua persojnalisht per Edvinen nuk me rr.het fare, dhe edhe asaj ka per ti ik koha sic i iku Sales, Tosit, Enverit e keshtu me rradhe. Tashti ik e boj ndonje projekt helikopteri nga ato qi fluturojne last sa shqiponjat.

Mos u merrni me thashetheme

Mos u merrni me thashetheme te kota.

Ah, duhet te mesohemi te jemi tolerant. Sipas llogjikes se disa komentuesve sot as flamujt italiane e as ato gjermane nuk duhet ti shpalosim ne Shqiperi. Kjo eshte cmenduri.

Kur valevitet flamuri Turk askush nuk irritohet Dhe e dime mire qe parardhesit e turqve na bene ate qe na bene per 500 vjet. Keshtu qe te flasim drejt.

Ndonje filmim te kesaj

Ndonje filmim te kesaj ngjarje kemi? Ndonje deklarate zyrtare nga kryeministria?

Hic fare! Po keshtu na thote Shqiptarja.com, Dita dhe Tema, prandaj duhet te besohet patjeter.

jo lali nuk kanë asnjë nga

jo lali

nuk kanë asnjë nga ato që kërkon ti!!

kanë vetëm tre dridhje sizmike të regjistruara nga stacioni sizmik i akuilas në itali,të cilat përkojnë me tre goditjet me pëllëmbë që rama ia mëshoi tavolinës!

dhe kjo është me të dëgjuar,nga një person i besuar,punon si pastrues halesh në itali dhe për fat kishte dëgjuar dy sizmolloqë që flisnin me njëri tjetrin tu bo shurrën!!

kjo është gallat që vetëm idiotët e hanë!!

rama asqë ka hapur gojën fare!!

Add new comment