Mbyllet fabrika e vetme e prodhimit të telefonave në SHBA

Motorola, kompania e prodhimit të telefonave e cila është blerë nga Google, do të mbyllë fabrikën e saj në Teksas pasi nuk arriti të tërheqë blerës me telefonin Moto X.
Fabrika, e cila është e vetmja e prodhimit të telefonave në SHBA, u hap në maj të vitit të kaluar.
Në pikun e saj, aty u punësuan 3 800 persona edhe pse tani punojnë vetëm 700 persona.
Në janar, Google bëri të ditur se do t’ia shesë Motorolën, kompanisë Lenovo për 3 miliardë euro. Marrëveshja pritet të mbyllet në fund të këtij viti.
Shitjet e telefonit Moto X në SHBA, që fillimisht kishte një çmim prej 300 dollarë, bënë të vështirë justifikimin e kostove të larta. Sipas Strategy Analytics, kompania shiti 900 mijë telefona Moto X në tre muajt e parë të vitit 2014. Ky telefon tashmë do të prodhohet në Kinë dhe Brazil.
S.S
Add new comment