“Është gjithçka e manipuluar. Më vjen keq që këtë e bën ish-kryeministri im"

Postuar në 31 Maj, 2014 14:46

Koloneli Sokol Çunaj është emri i personit që përmendet me iniciale nga ish-kryeministri Berisha e më pas edhe nga media, si piloti që ka dëshmuar për avionë në Gjadër. I shokuar, zoti Çunaj mohon të ketë parë e dëshmuar për avionë që ngarkoheshin me drogë në Gjadër.

“Është gjithçka e manipuluar. Më vjen keq që këtë e bën ish-kryeministri im. Unë jam pilot gjuajtës-bombardues. Si parantezë, kam fluturuar rreth 15 tipe avionësh e helikopterësh, jam instruktor për të gjitha tipet dhe pilot testues. Jo vetëm që nuk kam dëshmuar, por nuk më ka pyetur askush dhe më vjen keq që këtë e thotë ai të cilit i kam shpëtuar jetën para disa vitesh. Po shuhej motori dhe e kam ulur në tokë shëndosh e mirë”, tregon zoti Çunaj.

Koloneli shprehet i zhgënjyer për faktin se lirimin e tij nga ushtria e ka marrë vesh përmes medias dhe Facebook-ut të Berishës, pasi Ministria e Mbrojtjes nuk i ka komunikuar ende zyrtarisht asnjë vendim.

“Më i zhgënjyer në këtë moment jam nga Ministria e Mbrojtjes. Minimalisht duhet të isha thirrur e të pyetesha sepse kam bagazhin e duhur në këtë drejtim. As nuk jam pyetur e as nuk kam deklaruar asgjë për këtë komision. Përkundrazi, jam ndëshkuar nga Ministria e Mbrojtjes pasi jepet urdhri i lirimit për papërshtatshmëri me vendin e punës. Kjo, në një kohë kur në forcat ajrore janë 5 vende për kolonelë pilotë dhe unë jam i vetmi”, thotë Çunaj. /Top Channel/

 

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Ca te mos zhgenjehesh. Ne kete vend te iken koka se i gervisht makinen te fortit e jo me te japesh detaje se si behet trafik droge. Patjeter qe do zhgenjehesh.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po normal, se e kane hequr nga puna te shkretin, c&#39;te beje !!! Shume i zhgenjyer do jete, s&#39;do mend!&nbsp;</p>

Submitted by Marin (not verified) on

<p>Mos e dini budalla ket pilotin? Po edhe une po e isha ne vend te tij si ai do flisja. Apo mos do lere koken ai per ca kile kanabis</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.