Rama: Gjirokastra vlerë e qytetërimit evropian, do ta rilindim

Postuar në 31 Maj, 2014 08:02

Kryeministri, Edi Rama së bashku me Presidentin e Fondit Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff dhe ministrat Veliaj e Kumabro, kanë vizituar qytetin e Gjirokastrës. Ata janë ndalur në disa nga monumentet e kulturës në këtë qytet.  

“Nëse ne e ndryshojmë paksa këtë panoramë që na rrethon, nëse universiteti i Gjirokastrës do të fokusoj tek turizmi, zhvillimi ekonomik, zonat turistike, atëherë ky do të shihej edhe si qyteti i studentëve”, tha Rama.

Më pas ata vizituan shtëpinë e Babametove, të Zekatëve, të Skëndulajve, Kalanë e Gjirokastrës, etj. Në shenjë simbolike, Kryeminsitri Rama i dhuroi presidentit Granoff librin “Kronikë në gurë”, të Ismail Kadaresë.  

Në përfundim të vizitës, Rama paralajmëroi ndërhyrjen së shpejti në 29 rrugët e qytetit dhe më pas lidhjen e qytetit me anë të një rruge të re, me parkun e liqenit të Viroit.

“Ne jemi zotuar se do ta rilindim këtë qytet, që është një vlerë e madhe, jo vetëm e gjirokastritëve, as vetëm e shqiptarëve, por është një vlerë e madhe e qytetërimit evropian, është një qytet që i përket trashëgimisë kulturore botërore”, u shpreh kryeministri.

S.S

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Vlerat qe Edvin Rama kerkon te &#39;&#39;rilind&#39;&#39; jane kultura dhe tradita gjirokastrite &nbsp;sebashku me arkitekturen Osmane te gershetuar me ate bizantine qe nuk ka te beje aspak me Evropen. Eshte mahnitur shume duke shikuar tavanin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.