Reagon ambasada e SHBA-ve ndaj një deklarate të Berishës në Parlament

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar sot lidhur me një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha në seancë plenare në Parlament. Sipas Berishës një punonjës shqiptar i ambasadës ka tentuar të ndërhyjë në një proces penal, thjesht duke u nisur nga ky pozicion në raport me një anëtar të Këshillit të Ministrave. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të Ambasadës më herët sot nga Z. Sali Berisha, anëtar i parlamentit, gjatë një seance të parlamentit. Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë”, thuhet në deklaratë.
s.z
Comments
Nuk ka se perse te
<p>Nuk ka se perse te skandalizohet sepse kjo Ambasade nderhyn gjithmone ne vend e pa vend ne mbarevajtjen e qeverisjes. Arvizu eshte sikur te jete Administrator i ketij shteti. </p>
Add new comment