107 ish të përndjekur marrin paratë. Veliaj: Fatmir Hoxha nuk ka bërë asnjë ditë burg

Ministri Erjon Veliaj i ka cilësuar qesharake pretendimet ish-të përndjekurve të cilët kanë hyrë në grevë urie. Ai ka kërkuar të flasë personalisht me ata që janë në grevë, por me ata që kanë bërë burg, pasi sipas tij pjesa më e madhe e tyre po mashtrojnë. Konkretisht ministri Veliaj ka thënë për drejtuesin e grevës Fatmir Hoxha se ai po mashtron sepse nuk ka bërë asnjë ditë burg, por burgun e ka bërë nëna e tij dhe daja. Ndërkohë ministri Veliaj ka shpërndarë sot këstin e parë të dëmshpërblimit për 107 ish të përndjekur, ndërkohë ka njoftuar se deri në fund të gushtit do të marrin parat e ditëve të burgut edhe 1 mijë persona të tjerë.
“Dje kam kërkuar negociata me të përndjekurit politikë. I vetmi kusht që kam pasur është që të flasim me dikë që ka bërë burg. Fatmir Hoxha, edhe pse e pranoi se s’ka bërë burg, pretendoi se nëna ka bërë 9 muaj burg, i ka marrë 19 milionë lekë. Në vend që ta merrte me 8 këste, i mori lekët të plota. Për çfarë është ai në grevë urie?!. Daja i vetë ka marrë 20 milionë lekë, ndaj s’ka pse futet ai në grevë urie.
Sigurisht që i qëndroi deri në fund, që jo vetëm se nuk negocioj dot me një person që s’ka bërë një ditë burgu. I qëndroi deri në fund, çështjes së vjedhjes së ambienteve të Institutit të të Përndjekurve Politikë nga ana e Fatmir Hoxhës. Ai ka marrë prona, tre dyqane në këto ambiente, ka marrë prona me emër të të përndjekurve. i bëj thirrje qytetarëve që të ndërtojmë një Shqipëri solidare, dhe jo të bëjmë burokracira. Unë po bashkëpunoj me njerëz që realisht janë të përndjekur, dhe jo ata që po bëjnë grevë urie për kunatin. Pres të negociojmë, por dhe me ata s’kemi ç’të bëjmë.”, ka deklaruar Veliaj. S.S
Add new comment