Sondazhi i Opinionit: Basha 52% vs. Berisha 36%

Nga sondazhi i publikuar mbrëmë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, rezultonte se opinioni pozitiv për Bashën ishte në kuotën 52%, ndërsa për Berishën ishte në kuotën 36%. Pyetja për secilin prej tyre, sidoqoftë, ishte e ndryshme; për Bashën të anketuarit ishin pyetur “Si mendoni se po e drejton Lulëzim Basha PD-në?”, ndërsa për Berishën “Si mendoni se po vepron Sali Berisha në Kuvend?”
Bazuar në deklarimin e të anketuarve rreth votimit në zgjedhjet e fundit, kampioni rezultonte i njëanshëm. Konkretisht, ndër të anketuarit që kishin marrë pjesë në votimin e 23 qershorit (659 të anketuar nga 897 gjithsej), rezultonte se plot 43% e tyre kishin votuar për partinë kryesore të koalicionit të djathtë, PD-në. Ndërkohë, sipas KQZ-së, PD-ja, si parti (pa koalicionin), ka marrë vetëm 30.6% të votave në rang vendi. Gjithashtu, ndër të anketuarit që kishin marrë pjesë në votimin e 23 qershorit, rezultonte se 45% kishin votuar për koalicionin e djathtë, ndërkohë që sipas KQZ-së, koalicioni i djathtë mori vetëm 39.5% të votave në rang vendi.
E.Zaloshnja
Comments
Se sa popullor eshte Basha
<p>Se sa popullor eshte Basha kete e pame ne mitingun e PD,s'pushonin thirrjet per Berishen,ato jane sondazhet e verteta...</p><p>Pa Berishen PD nuk behet as 10% ky eshte ,modeli qe vete Berisha intaloi ne parti,ai ishte dhe eshte partia,mbas tij kjameti ardhte...</p>
Add new comment