Në prag të zhdukjes së gjashtë në Tokë sipas disa biologëve. Por ka shpresë. Me smartphone dhe iNaturalist mund të identifikohen speciet në rrezik

Një studim i ri nga Duke University dhe i drejtuar nga biologu Stuart Pimm konstaton se shkalla e zhdukjes së specieve në Tokë është përshepjtuar shumë krahasur me periudhën kur në planet nuk ekzistone njeriu. Duket si një pohim që i bashkëngjitet mentalitet të përgjithshëm që e bën njeriun fajtor edhe për klimën, por gjithësesi të dhënat e Pimm sugjerojnë një situatë alarmante. Madje sipas tij, jemi shumë afër zhdukjes së gjashtë të specieve në Tokë. Shkaku kryesor është humbja e habitatit nga ana e specieve, ose thënë ndryshe, shumë specie nuk gjejnë më hapëisra për të jetuar. Më e papritur është zgjidhja pse shpresa për zgjidhje që sugjerohet. "Përdorimi smartphone dhe iNaturalist do të ndihmojë njerëzit e thjeshtë dhe biologët që të identifikojnë speciet në rrezik", thotë biologu Pimm.
http://www.huffingtonpost.com/2014/05/29/sixth-great-extinction-species-disappearing_n_5412571.html
s.z
Add new comment