Kundërshtarët e Hashim Thaçit me shpresën e rotacionit. Ish-bashkëpunëtori Limaj: "Ka edhe 8 ditë qeverisje"

Postuar në 29 Maj, 2014 13:35

Hashim Thaçi duket se ka betejën kryesore politike të karrierës së vet më 8 qershor. Kjo edhe për shkak se përvoja e tij në politikë e ka profilizuar si aktor dominues në skenën kosovare, por me koston e madhe të identifikimit si përçues i sëmundjeve më të rënda të sistemit sidomos me korrupsionin. Madje njësoj si me qeverisjen e kaluar në Shqipëri, duket se sa më i aftë të jetë një lider në administrimin e korrupsionit, aq më shumë ngrihet lart ai në skakierën politike të shoqërive që reagojnë pak si këto tonat. Gjithsesi kësaj radhe kundërshtarët duket se i janë bashkuar më shumë se asnjëherë, ndonëse asnjë prej tyre nuk përfaqëson diçka me të vërtetë të re, qoftë edhe në planin moral. Fatmir Limaj ka deklaruar se "qeverisë i kanë mbetur edhe 8 ditë", duke pretenduar se "Nisma për Kosovën" do të fitojë. Kjo i ngjan pak a shumë objektivit për 33 mandate të LSI-së më 2005-ën. Por për ndryshimin ka arsye të mëdha. Një e ka dhënë Isa Mustafa i LDK-së, sipas të cilit në vitin 2013 nga Kosova u larguan 21 mijë të rinjë, një shifër e madhe kjo dhe që dëshmon realitetin ekonomik të vendit. Nga ana e vet Thaçi po luan edhe me aleancat, me lëvizje dinake, siç janë ato me elementë të islamit në Kosovë, por vështirë të thuhet se kjo mund t'i japë atij një mandat tjetër. Do të ishte me siguri një rekord, ndoshta i kaluar vetëm nga Gjukanoviç apo nga Gruevski.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/fatmir-limaj-thaci-i-ka-vetem-edhe-tete-dite-17403/

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.