Situata në Ukrainë, Obama do të vizitojë disa shtete të Evropës

Postuar në 30 Maj, 2014 02:42

Presidenti Barak Obama javën e ardhshme do të kryejë një vizitë në Evropë. Kryesisht vizita do të përqendrohet në veprimet ruse të ndodhura në Ukrainë. Fillimisht ai do të vizitojë Poloninë.  Polonia muajin e kaluar mirëpriti dislokimin e 150 ushtarëve amerikanë, një numër shumë më i vogël se sa kërkesa e ministrit polak të mbrojtjes për dërgimin e 10 mijë trupave amerikane.

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Presidenti Obama do të takohet me Presidentin e zgjedhur të Ukrainës. Presidenti Obama i ka krahasuar veprimet e Rusisë në Ukrainë me ato të Luftës së Ftohtë, kur tanket sovjetike hynë në Evropën lindore.

"Ajo që po ndodh në Ukrainë është shqetësuese. Në emër të mbrojtjes së interesave të pa kërcënuara të të drejtave të pakicës, po ndodh një ndërhyrje brutale. Është e vërtetë që ne jemi të shqetësuar nga kjo dhe ne llogarisim në angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe të mbarë komunitetit ndërkombëtar".

Presidenti Obama do të shkojë në Bruksel për një takim të udhëheqësve të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në vend të takimit të G8-ës që ishte planifikuar të mbahej në qytetin rus të Soçit para se Rusia të përjashtohej për veprimet e saj në Ukrainë. Ndalesa e fundit është Normandia, ku presidenti amerikan do të përkujtojë 70 vjetorin fillimit të çlirimit të Evropës nga pushtimi nazist.

 

http://www.zeriamerikes.com/content/obama-goes-to-europe-/19...

 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.