Ministrja Kodheli pyet në distancë kryeprokurorin Llalla: Për cilën periudhë dyshohet se është bërë trafik droge në Gjadër?

Postuar në 27 Maj, 2014 08:42

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli bëri disa deklarata sapo doli nga seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë së Kuvendit që diskutoi një projektligj për Forcat e Armatosura, lidhur me çështjen e “trafikut të drogës në aeroportin e Gjadrit”. Reagimi vjen pas deklaratës së kryeprokurorit Adriatik Llalla se ka fakte që po hetohen lidhur me këtë çështje, teksa Kodheli sot përsëriti deklaratën se nuk ka pasur asnjë trafik droge me infrastrukturën e Forcave të Armatosura.

“E falënderoj Prokurorin e Përgjithshëm për përgjigjen pozitive që i ka dhënë kërkesës sonë për të investiguar. Do të doja vetëm ta pyesnit Prokurorin e Përgjithshëm se për cilën periudhë bëhet fjalë”, tha ministrja duke e nënkuptuar vetë edhe përgjigjen, se zërat kanë të bëjnë me kohën e qeverisë Berisha. Ndërkaq, lidhur me këtë temë ministri i Brendshëm thirri sot në një takim kryeprokurorin, shefin e SHISH dhe kreun e Policisë së Shtetit Didi.

a.k

Comments

Submitted by kevinjon (not verified) on

<p>Qeveria po i ben presion Prokurorit me ane te Ministres se saj. Kjo eshte nderhyrje dhe influence e hapur ndaj hetimeve. Prokurori nuk tha asgje tjeter perpos nje shpjegimi qe rrjedh llogjikisht nga ligji organik. &quot;Sigurisht qe kemi prova&quot; tha! Por sigurisht qe duhet te kete prova per nisjen e hetimit sepse kete ta kerkon ligji!!! Pra, llogaria ne distance qe i kerkon nje ministre qe eshte pjese hetimi s&#39;eshte gje tjeter pervecse mbrojtje nga frika me veprime te ndaluara duke shperdoruar postit e titullin! Asnje minister ne BE nuk do te guxonte te kerkonte te tille llogari. Pergjegjesia bie jo vetem mbi ministren por edhe mbi kryeministrin Edi Rama. Kjo eshte e tmerrshme sepse duket sheshit qe kemi nje qeveri jo-demokratike. ata 1 milion votues nuk mund te jene argument sepse ne ate kohe nuk kishte prova pervec shpreses. Edhe Hitleri edhe Musolini erdhen me &quot;1 milion shuplaka&quot; por ne e dime se cfare ndodhi pas.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.