Prenga-Strazimiri, përleshja në kryesinë e Kuvendit shndërrohet në çështje të ditës

Postuar në 27 Maj, 2014 09:27

Një shkëmbim batutash i shndërruar në përplasje fizike në korridorin e Kryesisë së Kuvendit paradite, u bë kryefjala e paradites “politike” shqiptare. Në konflikt u përfshi deputeti socialist Armando Prenga dhe ai i PD-së Gent Strazimiri, pas një debati në Komisionin e Ligjeve për KLD-në. Protagonistët u përleshën në korridor dhe ishte ndërhyrja e shpejtë të punonjësve të Gardës që i ndanë dhe larguan. Paskëtaj deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi braktisjen e punimeve me arsyetimin se opozita nuk mund të qëndronte në sallë, përderisa një koleg goditej me grushte. Strazimi shkroi më pas në fb se u gjend i papërgatitur nga agresioni i një deputeti “të dënuar në Itali për vjedhje vilash dhe prostitucion”, ndërsa Prenga qesëndisi se “deputetit Strazimiri i humbi busulla”. “Unë thjesht kam debatuar nuk jam përleshur fizikisht. Ne ndërhymë për të ndarë deputetin Qefalia me Strazimirin”, tha Prenga. Kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi dhunën e ushtruar ndaj përfaqsuesve të opozitës në Kuvend.

a.k

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Fytyre fashiste, rrenacak qe ben sacme ne hunde dhe ua hedh njerzve qe ke inat. ptuj, rrace krisje qe nuk u zhduket kurre nga Shqiperia!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Sociahorra !!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.