Droga e Divjakës qe paketuar në Lushnje. Gjurmët e gishtave prangosin një 24 vjeçar

I arrestuari Saimir Bajrami kishte deklaruar se drogën e kapur në Divjakë e kishte blerë të paketuar në Fushë Krujë. Por nuk rezulton kështu. Një tjetër anëtar i trafikut të drogës, që lidhet me avionin e rrëzuar në Divjakë është prangosur nga policia. Bëhet fjalë për Aurel Pupen, i cili akuzohet se ka paketuar lëndën nartoktike për Giorgio Riformaton. Policia bën me dije se pasi Pupe e paketoi drogën, lënda narkotike do ngarkohej në avionin “Piper”.
News 24 thotë se hetuesit kanë punuar me gjurmët daktiloskopike të lëna në natribanin me të cilën ishte paketuar kanabisi i destinuar të ngarkohej në avion. Kështu policia arrestoi shtetasin Aurel Ylber Pupe, 24 vjeç nga Lushnja që pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka pranuar se ishte ai personi që ka paketuar lëndën narkotike në zonën e Myzeqesë pa dhënë detaje të tjera.
a.k
Add new comment