Po, ka prova për trafik droge në Gjadër, tha Llalla. Mos është bërë në kohën e Berishës? Ka shumë gjasa, thotë M.Baze

Postuar në 26 Maj, 2014 16:08

Në përgjigje të pyetjes “A ka prova konkrete Prokuroria?”, kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla tha: “Normalisht që ka”. Pyetja dhe përgjigja që ditën e sotme bënë xhiron e medias, kishte të bënte me hetimet për Gjadrin, ku në bazë të raportit të depozituar nga policia e Lezhës thuhet se bëhet fjalë për disa fluturime të dyshuara për trafik droge. Kjo deklaratë e Llallës ishte surprizë sepse në pamje të parë duket se vërtetohen akuzat e ish ministrit të mbrojtjes Imami dhe deputetit të PD-së Berisha. Por duket se pikërisht akuzatorët nuk kanë reaguar pas pohimit të kryeprokurorit. Për botuesin dhe analistin Mero Baze, kjo heshtje shpjegohet me shqetësimin e tyre se realisht, trafiku i dyshuar i bie të jetë kryer nën qeverisjen Berisha. I bie që tani që ai dhe Imami duket se shkuan shumë larg, opozita po kujdeset të hapë fronte të tjera debatesh dhe akuzash, ku në vend të parë ka ardhur (për të disatën herë) tema “Enver Hoxha” dhe “nostalgjikët e diktaturës”.

a.k

Comments

Submitted by Pista e Herojve... (not verified) on

Nje nga keta komisioneret e PS-se ne Komisionit Kunder Droges,

pasi ra alloprani ne Divjake (Xhevdet Village), u shpreh se edhe ne kemi pasur dyshime

se (edhe) gjate Kohes se PD-se, ne Gjader ishin ulur (dhe ngritur) alloprane droge,

por "ne ishim tolerante, nuk i nxirrnim rrobat e palara ne sy te botes"!

Keshtu qe Merua mund te kete te drejte (por edhe mund te mos kete te drejte -sic nuk kishte per Fasllicin!)

Por, po pati te drejte, mund te kete ndodhur kur Merua ishte Afer Berishes,

dhe ka nje rast per t'i thene Berishes qe ...e kishte mashtruar edhe ate, meron, pra jo vetem shqiptaret!

Po jane njelloj o Mero, njelloj, dhe ti njelloj i ke sulmuar...ne kohe te dnryshme!

Submitted by Marin (not verified) on

Se mos eshte bere ne kohen e Adil Carcanit more? Pika Meros qe lexon heshtjen, e pika ty qe tu hap drita ne fund te tunelit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.