Rrëzimi i bllokut të banesave në Phenian, diktatori komunist ekzekuton arkitektët dhe inxhinierët

Postuar në 26 Maj, 2014 15:10

Pak ditë më parë, Korea e Veriut ka botuar foto të një zyrtari që u kërkonte falje banorëve të një blloku apartamentesh të rrëzuara në kryeqytetin Phenian, ku u shkaktuan mbi 500 viktima. Por sot bëhet e ditur se diktatori Kim Jong-Un ka ekzekutuar inxhinierët dhe arkitektët që ndërtuan atë bllok banesash, i destinuar për të strehuar familje të inteligjencës dhe hierarkë e funksionarë partiakë.

Sipas një gazete japoneze me burime në Korenë e Veriut, zyrtarët dhe inxhinierët kryesorë që qëndronin pas ndërtesës që bënte pjesë në kompleksin e apartamenteve u ekzekutuan nga një skuadër pushkatimi dhe një zyrtar ushtarak në ndjekje të projektit u dërgua në një kamp të burgosurish, bën të ditur një burim për “Tokyo Shimbun”. Gazeta japoneze tha se pavarësisht se shkaku i aksidentit mbetet i paqartë, ndërtimi i dobët i apartamenteve mund të jetë shkaku i vërtetë, pasi punonjësit dhe drejtuesit shpesh e vjedhin çelikun dhe çimenton për ta shitur atë në tregun e zi. Një tjetër gazetë japoneze, “Yomiuri Shimbun” ka raportuar se në ndërtesë banonin zyrtarët kryesorë të inteligjencës dhe policisë, të cilët mund të dinin tepër për diktatorin. Po ashtu, mendohet se në ndërtesë jetonte një numër i madh anëtarësh elitarë të Partisë së Punës dhe, pavarësisht se ajo nuk kishte përfunduar, banorët kishin filluar të zhvendoseshin në fund të nëntorit, pasi mbeteshin për t’u bërë edhe disa rregullime në hapësirat e brendshme.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.