Atentat në mesnatë maniakut dhe të dënuarit për përdhunim, A.Tollia. Sapo ishte liruar nga burgu

Nuk duket se ka lënë shumëkënd të habitur ekzekutimi i djeshëm në orët e vona të mbrëmjes, vetëm pak metra larg banesës së tij i 55-vjeçarit Arben Tollia. Ai ishte liruar nga Gjykata vetëm tre javë më parë. Tollia është i dyshuar si maniaku për mashtrime të femrave dhe ishte dënuar me 12 vite burg për përdhunim. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 pranë shkollës 9-vjeçare në Komunën Xhafzotaj, Durrës. Policia bën me dije se Tollia është qëlluar me breshëri kallashnikovi, teksa ecte 100 metra larg nga banesa. Ai u lirua më 11 maj të këtij viti, pasi përfitoi ulje dënimi nga amnistia. Sipas policisë në ekzekutimin e Tollias kanë marrë pjesë më shumë se dy autorë.
a.k
Add new comment