Ish shefi i EURALIUS, spanjolli Urias: Drejtësia shqiptare, e kalbur. Të gjithë gjyqtarët e dosjeve kyçe janë promovuar

Postuar në 26 Maj, 2014 12:02

Një ish ministër i Drejtësisë më ka thënë se “Ne nuk kemi korrupsion sepse asnjë gjykatës nuk ka shkuar deri më tani në burg”. Përgjigja që i dhashë ishte kjo: “Jo, kjo do të thotë se ju keni korrupsion”.

Ish-drejtuesi i misionit të BE për Drejtësinë në Shqipëri, spanjolli Joaquin Urias, nuk e tregoi deri në fund se cili ish ministër Drejtësie shqiptar ja ka bërë arsyetimin e mësipërm. Megjithatë në një intervistë për VOA, ai ka komentuar çështjen e drejtësisë shqiptare, reformat dhe luftën ndaj korrupsionit". Sipas Urias, “situata në drejtësinë shqiptare është shumë e keqe. Korrupsioni problemi kryesor”. Për realizimin e reformave në drejtësi dhe arritjen e rezultateve pozitive “duhet më shumë vullnet politik", ndërsa ka theksuar se lidhur me këtë çështje Bashkimi Europian duhet të tregohet më i ashpër.
Eksperti spanjoll i cili për katër vite drejtoi misionin europian të asistencës në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, Euralius 3, thotë se “gjendja e përgjithshme e Drejtësisë është shumë e keqe”. Urias ndërkaq flet për problemet e shumta që ka sistemi i drejtësisë duke theksuar se më kryesori mbetet korrupsioni, por gjithashtu dhe ndërhyrjet politike apo lidhjet gjykatës-politikë.
Ai shpjegon dhe ndërhyrjet e nevojshme që do të përmirësonin situatën, duke saktësuar se për to është i nevojshëm një vullnet i qartë politik. Urias kritikon edhe qëndrimet shpesh jo të forta sipas tij të Komisionit Europian, i cili duhet të shtyjë Shqipërinë drejt reformave të plota.

Lexoni në linkun: http://www.zeriamerikes.com/content/drejtesi-shqiperi-reforma-urias/1922763.html

a.k

Comments

Submitted by salah (not verified) on

Shumë milion € e kanë fituar këtë bosi EURALIUS. Rezultat zero, konferenca të shtrenjta me idiots dhe gangsterëve dhe Ministri jashtëzakonisht të korruptuar shqiptar të Drejtësisë: Më kanë BE-ja meriton njerëzit, në mënyrë që BE-ja është me njerëz të tillë dhe 100.000.000 € të shpenzimeve mafia keq.Gjithashtu vjedhin të holla për asgjë. Idiots tilla dhe misioni policor i SHBA, por për të qëndruar në shtëpi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.