Raporti i BB-së: Rritja ekonomike shqiptare, 2.1%. Por energjia dhe pensionet duan zgjidhje urgjente

Postuar në 26 Maj, 2014 12:55

Në raportin ekonomik të Bankës Botërore për Evropën Juglindore që u prezantua sot, theksohet se ekonomia shqiptare ka pritshmëri pozitive për rritje. Banka Botërore konsideron se rritja ekonomike e Shqipërisë parashikon një rritje prej 2.1% në 2014, për t’u gjallëruar në 3.3% në 2015. Sipas BB-së, Shqipëria duhet të vazhdojë reformat, pasi ka nevojë për korrigjime fiskale dhe strukturore. Në raportin ekonomik për Evropën Juglindore vlerësohet se Ballkani ka patur rimëkëmbje ekonomike dhe pse rritja ka qenë e dobët. Shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed pohoi se duhen reforma në sektorin energjetik dhe të pensioneve, dhe thekson rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së CEZ-it. “Aktualisht po vijojnë diskutimet midis shtetit dhe CEZ dhe presim që të gjendet një konsensus” tha Tahseen Sayed, ndërkohë që shtypi i ditës bënte fjalë për mundësinë e bllokimit të këtyre negociatave dhe kalimin e çështjes në Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ku çekët kërkojnë 200 milionë euro dëmshpërblim. 

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.