Albin Kurti: Vetëvendosja nuk heq dorë nga bashkimi paqësor e demokratik me Shqipërinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ku ka shpalosur programin e tij për qeverisjen e ardhshme si kandidat për kryeministër. Sipas Kurtit, gjëja kryesore e mandatit të tij qeverisës është zbatimi dhe sundimi i ligjit.
“Me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet do të ketë sundim të ligjit të pa kompromis. Të gjitha kontratat me ne do të jenë publike. Ndërkohë që kontrata e Rrugës së Kombit nuk është publikuar asnjëherë. Me ne do të zbatohet Ligji dhe të gjitha do të jenë të hapura dhe publike”, ka thënë Kurti. Por titujt që pritet të qarkullojnë nesër nga kjo intervistë, kanë të bëjnë me deklaratën e tij se Lëvizja Vetëvendosje pas ardhjes së saj në pushtet nuk do të heqë dorë asnjë herë nga bashkimi me Shqipërinë.
“Ndryshimet ne do t’i bëjmë paqësore dhe demokratike. Ndarja e Kosovës me Shqipërinë nuk ka qenë as paqësore e as demokratike. Vetëvendosje nuk do ta nisë luftën e tretë demokratike me bashkimin e Shqipërisë”, tha Kurti.
a.k
Add new comment