Autostradë, frutat buzë rrugës i kushtojnë shtrenjtë çiftit kosovar. U vjedhin 35 mijë franga zvicerane

Një mënyrë për të promovuar turizmin dhe produktet bujqësore vendase. Një shtetas kosovar është bërë pre e vjedhjes, ndërsa ka ndaluar në superstradën Fushë Krujë-Lezhë, për të blerë fruta. Burri që udhëtonte së bashku me të shoqen nëpërmjet Rrugës së Kombit ka ndaluar makinën në vendin e quajtur Fushë-Milot të rrethit të Kurbinit, në një zonë ku tregtohen fruta-perime në kioskat në anë të rrugës.
Pasi ka kryer blerjet, burri ka hipur në makinë për të vijuar rrugën, por ka vënë se i mungonin portofoli i gruas dhe një celular Iphone-5. Pas debatit me shitësen, e dyshuar prej kosovarit për vjedhjen, ai ka njoftuar policinë, e cila, pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka arrestuar 49-vjeçaren B.Z., me banim në fshatin Shullaz, shitëse frutash. Dyshohet se ajo ka hyrë në veturë dhe ka vjedhur çantën me shumën prej 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) franga zvicerane dhe një IPHONE-5, shtetases N.Z., 54 vjeç, banuese në Randobravë të Prizrenit. E dyshuara nuk e ka pranuar vjedhjen.
a.k
Add new comment