Analiza e Censusit 2011, kryeministri: “Statistikat janë sytë e shtetit”. Një shifër për pensionet: “430 milionë dollarë defiçit vetëm vitin e kaluar”

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një takim për analizën e të dhënave të Censusit 2011 për rëndësinë e statistikës. Ndonëse është një temë që përgjithësisht shoqërohet me indiferencë, statistika po zë përherë e më shumë vend në referimin e politikave, në projektim, por dhe në perceptimin sa më të qartë të perspektivës. Në këtë kadër Rama, i ka cilësuar shifrat, pra të dhënat si një të mirë publike. “Shifrat janë një e mirë dhe si e mirë publike duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe kurrsesi nuk mund të jenë pjesë e asnjë nevoje të ditës së qeverisë, apo oreksi të pushtetit për zgjedhjet e ardhshme. Statistikat janë sytë e shteti dhe një qeverisje që s’ka ndjeshmëri për integritetin e statistikave është në fakt pa sy. Një qeverisje që nuk bazohet të statistikat reale për të ndërtuar politkat e veta është një qeveri që verbon shtetin në një formë e pashërueshme për vite të tëra dhe me kosto kolosale për një gjeneratë”, tha Rama. Ndonëse iu referua shembullit të Greqisë, është e kuptueshme që në thelb, ky konstatim aktualizon një kritikë edhe për qevrinë e shkuar shqiptare. Por shembulli më i qartë për rëndësinë e statistikës, është se sipas analizë së Censusit, parashikohet që “se pas 10 vitesh, sipas projeksioneve të popullsisë prurjet e grupmoshës 15-19 vjeç në tregun e punës do të jenë më të vogla sesa daljet e grupmoshës 65-69 vjeç”. Është një e dhënë që sipas kryeministrit priret të thellojë gropën mes kontributeve dhe pensioneve, e cila “vitin e kaluar kapi 430 milionë dollarë deficit”.
s.z
Add new comment