Humori dhe ironia me zgjedhjet në Kosovë, Partia e Fortë me transparencën si vizion

Postuar në 21 Maj, 2014 09:56

Fushatës elektorale në Kosovë nuk i mungon edhe shfaqja e ironisë, mishëruar më së shumti te Partia e Fortë. Meqë kryefjala e ditës në ligjërimin politik është transparenca, edhe kryetari i saj, Visar Arifaj ka gjetur një mënyrë për të vënë në lojë klasën politike “serioze”. Me anë të një fotoje nudo, ai e kufizon intimitetin me programin e ri, ose vizioni i ri. “Si premtim, pas ardhjes sonë në pushtet, do ta publikojmë fotografinë tjetër që është edhe më transparente se kjo. Imazhi të cilin e kemi shpalosur sot më së miri e tregon transparencën e partisë, afërsinë që e kemi me qytetarin, një lidhje intime me votuesin, njëkohësisht edhe sa konfident ne jemi me rezultatin e zgjedhjeve që na presin,” shkruan në Facebook, kryetari kësaj partie, që është një shprehje  origjinale e protestës politike në Kosovë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.