Arkiv-Lajme

Tërmeti, lëkundje të ndjeshme 5.2 ballë. Nuk njoftohen pasoja apo dëme

Postuar në 19 Maj, 2014 02:36

Janë ndjerë fort lëkundjet sizmike të orës 3 të mëngjesit të sotëm. Tërmeti ka rënë në orën 02:59 minuta dhe është ndjerë gati në gjithë territorin. Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka qenë me Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë Lushnjës, me një thellësi prej 10 km. Deri tani nuk është njoftuar për të lënduar apo dëme materiale. Lëkundje të forta janë ndjerë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi. 
a.k

Pagesë për parkimin falas në Tiranë! “Nëse nuk paguan, të miturit të dëmtojnë makinën”, raporton “News24”

Postuar në 18 Maj, 2014 15:46

Të gjesh një vend parkimi në Tiranë gjatë ditëve të javës është mjaft e vështirë, por edhe nëse ke pak fat dhe gjen pak hapësirë duhet të paguash për shërbimin. Por e njëjta situate paraqitet edhe në fundjavë, megjithëse intensiteti i makinave në qarkullim bie, sërish qytetarët duhet të paguajnë për të parkuar makinën.

Tetor-prill, rritet me 150 ton zhdoganimi i cigareve

Postuar në 18 Maj, 2014 14:11

“Partia Demokratike e përshëndet aksionin e djeshëm të punonjësve të doganës që ndaluan cigaret që dyshohet se janë kontrabandë. Por përpara se të vetëshpallen si heronj dhe heroina të doganave shqiptare, Kryeministri dhe Drejtoresha e Doganave, duhet të sqarojnë opinionin publik në lidhje me të dhënat dramatike që vijnë në fushën e zhdoganimit për sa i përket cigareve,” deklaroi sot zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.

BBC: 24 persona të arrestuar në Turqi për shpërthimin në minierë

Postuar në 18 Maj, 2014 13:56

Rrjeti “BBC” raporton se policia turke ka ndaluar 24 persona të dyshuar për lidhje me tragjedinë që ndodhi në një minierë të këtij vendi. Operacioni që është kryer në kuadër të hetimit për këtë ngjarje, përfshin edhe 9 drejtues të kompanisë që shfrytëzon minierën.

Ata akuzohen për neglizhencë, megjithatë e kanë mohuar këtë akuzë. Shpërthimi në minierën në Soma, cilësohet si një nga katastrofat industriale më të rënda në historinë e Turqisë. Numri i viktimave ka arritur në 301.

n.k

Mustafa kërkon debat televiziv me Thaçin

Postuar në 18 Maj, 2014 11:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një njoftimin në rrjetin social, Facebook, bëri të ditur se është gati për t’u përballur me kryeministrin Hashim Thaçi në një debat televiziv.

Sekuestrohen 840 kg kafe kontrabandë

Postuar në 18 Maj, 2014 11:28

Në afërsi të tunelit të Kalimashit në “Rrugën e Kombit” u sekuestrua 840 kilogramë kafe e ndarë në 14 thasë me nga 60 kilogramë secili.  Sasia e kafesë ishte duke u transportuar në drejtim të Tiranës në automjetin e një 25-vjeçari me targa TR 4382 J.  “Top Channel” raporton se pas një kontrolli të ushtruar nga policia, rezultoi se drejtuesi nuk kishte asnjë dokumentacion për sasinë e kafesë që transportonte.

“ANSA”: Çifti shqiptar provokon lindjen e parakohshme të foshnjes me ilaçe dhe më pas e mbyt

Postuar në 18 Maj, 2014 08:59

Përmes ilaçeve ka provokuar lindjen e parakohshme të vajzës së tij, në muajin e 7-të, dhe më pas e ka mbytur në ujë brenda banesës. Për këtë akuzë është ndaluar një 21 vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Busto Arsizio (Varese) me 25 prill.

Nga veprimet hetimore të kryera në trupin e fëmijës janë vërejtur edhe dëmtime në kafkë. Nëna e foshnjes, që po përgatitej të kthehej në Shqipëri, është shprehur se e kishte menduar të kryente abort.

Bashkësia Islame e Kosovës: Mos bëni fushatë në xhami

Postuar në 18 Maj, 2014 08:38

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) u bën thirrje subjekteve politike që të mos bëjnë fushatë në xhamitë dhe objektet e tjera të këtij institucioni. “Telegrafi” raporton se Bashkia Islame ka thënë se mbetet e përkushtuar që të realizojë të drejtën e shkollimit dhe të punësimit të femrës myslimane edhe me mbulesë në institucionet publike.  Në të njëjtën kohë, Bashkësia Islame ka shprehur mospajtimin e saj me marshin kundër homofobisë, të mbajtur të shtunën në Prishtinë.

Ndahet nga jeta “babai” i kombit serb Dobrica Qosiç

Postuar në 18 Maj, 2014 07:47

Ish-presidenti i Jugosllavisë, akademiku serb Dobrica Qosiç është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare në Beograd. Kështu shkruan “Koha.net”, duke cituar agjencinë e lajmeve “B92”. Qosiç, i njohur edhe si “babai i kombit serb” ka shkruar romane e ese dhe ka qenë hartues i planeve kombëtare për popullin e tij. Ai njihej për fjalorin e tij nacionalist, por kohët e fundit, edhe pse i larguar nga politika, ishte angazhuar në diskutimet për ndarjen e Kosovës.

Lufta kundër drogës, zbardhet urdhri i Artan Didit për kontrollin e territorit

Postuar në 18 Maj, 2014 07:18

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka nxjerrë një urdhër për kontrollin e territorit, me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Në këtë urdhër specifikohen dhe detajohen objektivat dhe qëllimet kryesore të Policisë së Shtetit përsa i përket luftës kundër narkotikëve. Kreu i policisë urdhëron komisariatet, drejtoritë e policive në qarqe që të ngrenë grupe, me qëllim kontrollin e territorit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme