Arkiv-Lajme
"Shqip" publikon raportin: Mbi 300 fëmijë, punëtorë droge në Lazarat?
Rreth 300 fëmijë kultivojnë dhe korrin marijuanë në Lazarat, të paktën dy vitet e fundit. Ndërsa fëmijët nga rajonet e largëta, në dijeni të këtij fenomeni, e konsiderojnë si një nga “punët” më të mira për të fituar shumë para në një kohë të shkurtër. Arsyeja që ka nxitur shtegtimin e shumë fëmijëve, të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre, në muajt shtator-tetor, drejt Lazaratit.
Partitë politike në Kosovë nuk bëjnë pushim as të dielën
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma; janë këto subjekte politike që do të fillojnë ditën e diel me aktivitete të ndryshme, për të bërë fushatë, në kërkim të votës dhe mbështetjes së qytetarëve.
Majko: Në 5 maj, grushti im u keqkuptua si simbol i dhunës së komunizmit
Ish-kryeministri Pandeli Majko, në një analizë për raportin mes lirisë dhe demokracisë, jep shpjegimin e tij dhe për nderimin me grusht që bëri më 5 maj në Varrezat e Dëshmorëve. Sipas tij, ishte faji i medias të cilën ai e cilëson ‘media të percepsionit’, që çoi në paragjykimin e këtij nderimi.
Detaje të reja për ”Divjakën”, GSH shkruan: Riformato kishte 2 bashkëpunëtorë, zbulohet shitësi
Piloti italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në rërën e Divjakës, duket se nuk ka qenë i vetëm në ‘sipërmarrjen’ e tij kriminale. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se në dosjen e prokurorisë, thuhet se Riformato shoqërohej nga dy persona të tjerë, në momentin që është akomoduar në hotel “K...”, pranë Prokurorisë së Përgjithshme. “B.Ç. dhe E.H., recepsionistë në hotelin ‘K...’, kanë deklaruar se në datën 09.05.2014, ora 00:10, ka shkuar në këtë hotel shtetasi italian Giorgio Riformato, i cili ishte i shoqëruar nga dy persona.
Delvinjoti Memo, kandidat i partisë naziste “Agimi i Artë”
I lindur në Finiq të Delvinës dhe me preardhje nga Labova e Kryqit të Gjirokastrës, një 26-vjeçar ka vendosur që të kandidojë për partinë ekstremiste greke “Agimi i Artë”. “Shqiptarja.com” shkruan se Jani Memo, jeton prej mbi dy dekadash në Janinë dhe ka fituar edhe nënshtetësinë helene ndërsa tashmë garon për një vend në Parlamentin Europian, në siglën e “Agimit të Artë”.
Ilir Meta e Monika Kryemadhi zgjedhin qershitë e Skraparit në fundjavë, pas ditëve të tensionuara në Kuvend
Kryetari i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta ka kaluar këtë fundjavë së bashku me familjen e tij në qytetin e lindjes, në Skrapar. Familja Meta në këtë fundjavë kanë zgjedhur të mbledhin qershi, fruti i cili ka sezonin e pjekjes në këto ditë.
Fatmir Sejdiu tërhiqet nga zgjedhjet: Isa Mustafa luajti me autoritetin dhe emrin tim
Fatmir Sejdiu Ish kryetari i LDK-së dhe ish-President në Kosovë, ka sqaruar në media për debatet që ai ka patur me Isa Mustafën, debate të cilat janë komentuar gjatë ditët e fundit. Mediat në Kosovë kanë komentuar emrin e tij në kontekste të ndryshme për kandidaturën e tij në zgjedhjet e 8 Qershorit.
Rama takohet me Thaçin dhe Ahmetin në Fondacionin kundër kancerit, publikojnë "Selfie"
“Selfie” e radhës e Kryeministrit Rama këtë herë është së bashku me Hashim Thaçin dhe Ali Ahmetin. Ata janë takuar sot në Dibër të Madhe në 3-vjetorin e Fondacionit kundër Kancerit "Florina Rusi –Marke.".
Zëvendës ambasadori i OSBE-së Wilton: Ngjarja e Divjakës, të hetohet, largohuni nga lojërat politike
Ngjarja e Divjakës duhet të zbardhet nga organet e drejtësisë. Kështu është shprehur prezenca e OSBE në Tiranë. Zëvendës ambasadori i OSBE-së Robert Wilton apelon që politika ti qëndrojë larg ngjarjes, pasi nuk është momenti sic thotë ai për lojra.
Këto cilësime vijnë në një moment kur palët e përfshira në debatin për rrëzimin e avionit janë të ashpra me akuza e kundër akuza.
Naço: Nisni procedurat e shkarkimit për gjyqtaren Miranda Çekrezi, ka shkelje të rënda ligjore
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço urdhëron nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtares Miranda Çekrezi. Ministria e Drejtësisë ka konstatura se ndaj gjyqtares Miranda Çekrezi me vendimin nr 279, datë 16.09.2011 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është dhënë masa disiplinore vërejtje. Pikërishtë për këtë shkak gjyqtarja Miranda Çekrezi, e cila ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni ka qenë në konflikt të hapur interesi dhe për këtë arsye, dhe ajo duhet të hiqte dorë nga kjo çështje.