Partitë politike në Kosovë nuk bëjnë pushim as të dielën

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma; janë këto subjekte politike që do të fillojnë ditën e diel me aktivitete të ndryshme, për të bërë fushatë, në kërkim të votës dhe mbështetjes së qytetarëve.
Gazeta “Express” shkruan se edhe sot këto subjekte vazhdojnë të bëjnë fushatë, para fushatës. Ndonëse ende nuk ka filluar koha zyrtare për fushata, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të 8 qershorit, partitë kanë filluar të prezantojnë programet e tyre apo projektet që mendojnë t’i realizojnë, nëse ato do të jenë pjesë e pushtetit të qeverisjes së ardhshme.
n.k
Add new comment