Arkiv-Lajme

"Skemë mashtrimi", dënohet kreu i komunës Gurrë

Postuar në 16 Maj, 2014 02:32

Gjykata e Matit ka dënuar dje me 7 vite burg katër zyrtarë të komunës Gurrë të Matit. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, trupa gjyqësore dënoi

Me 2 vjet u dënua kryetari i Komunës dhe me nga 2 vjet burg edhe ish-nëndrejtori i Spitalit të Burrelit dhe ish-shefin e Financës në Drejtorinë e Shëndetësisë Mat, si dhe me 1 vit burg ish-shefi i Financës së komunës Lis të Matit.

Vajza e Ukshin Hotit mund të jetë kandidate e “Vetëvendosjes” në zgjedhje

Postuar në 15 Maj, 2014 16:30

“Koha Ditore” përcjell një informacion sipas të cilit “Vetëvendosja” në Kosovë, ka ndërmend të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Erleta Hotin, vajzën e Ukshin Hotit. Zgjedhja, ndonëse ende e pakonfirmaur zyrtarisht, ka rënë në sy, pasi Ukshin Hoti është një figurë me ndikim në opinionin publik, ndonëse i larguar nga skena prej kohësh dhe i dyshuar se është likujduar nga serbët. Duket se partitë kosovare po luajnë shumë me gjetjen e emrave të rinj dhe që perceptohen se janë me ndikim, ose që janë të pakonsumuar politikisht.

Trafiku i drogës, temë në “Top-Story”, Manjani: “Nuk ka asnjë dallim mes PS-së dhe LSI-së”. Komente dhe gjykime edhe mbi reagimin e Edi Ramës sot

Postuar në 15 Maj, 2014 15:53

Emisionet televizive të sotme i janë kushtuar thuajse të gjitha çështjes së  trafikut të drogës. Në “Top-Story” është folur për protestën, por edhe për qëndrimin e kryeministrit të vendit Edi Rama, reagimet dhe daljet e të cilit janë komentuar si larg të qenit mirëfilli politike. Ndërkohë, një nga drejtuesit e LSI-së, Ylli Manjani ka hedhur poshtë çdo aludim për një diferencim mes kësaj partie dhe PS-së në qeverisje. Ideja për këtë ka lindur nga intervista e Luan Ramës në “Zërin e Amerikës”, ku ai ndër të tjera ka deklaruar se “lufta ndaj drogës do më pak hartime dhe vizatime”.

Nesër protestohet në Maqedoni për çështjen “Zeqiri”. Ndërkohë qeveria e re ende në negociata. Në lojë hyn edhe PDSH-ja, kërkon shtatmadhorinë

Postuar në 15 Maj, 2014 13:15

Nesër paradite është paralajmëruar një protestë në Shkup si reagim për sulmet ndaj familjes shqiptare Zeqiri në Radishan, e cila u shpërngul. Protestën e organizon Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut dhe ajo mbështetet nga disa subjekteve. Apeli është për pjesëmarrje sa më të madhe, në funksion të arritjes së objektivit dhe të imponimit të zgjidhjes së çështjes. Familja Zeqiri, u shpërngul e gjitha pas disa sulmeve të njëpasnjëshme ndaj shtëpisë së  tyre. E megjithatë nga institucionet shtetërore, ku kanë pjesën e tyre edhe shqiptarët është mbajtur heshtje.

Marrëveshje e partisë së Thaçit me Partinë e Drejtësisë. “Kosova Press” thotë se kusht ka qenë lejimi i shamisë në shkolla

Postuar në 15 Maj, 2014 12:46

Ndonëse në këtë prag zgjedhjesh në Kosovë janë lëvizjet e njerëzve të ndryshëm të politikës, apo më mirë shtegtimet e tyre sa nga një parti në tjetrën, atop që dominojnë, edhe lloji i aleancave po pasqyron ndryshimet sociale. Kështu "portali "Almakos" i referohet “Kosovapress” njofton, duke cituar burime të vetat, se partia e drejtuar nga kryeministri aktual, Hashim Thaçi, është duke rregulluar aleancën me Partinë e Drejtësisë, drejtuar  nga Ferid Agani, e cila ka vendosur si kusht lejimin e shamisë në shkolla.

Botohet “Albanian dialects” i Louis-Lucien Bonaparte

Postuar në 15 Maj, 2014 11:55

“Shqiptari i Italisë” njofton për botimin e librit “Albanian dialects” (Dialektet e shqipes),  mundësuar nga  Qendra për Studimet Shqiptare në Londër e që përmbajnë studime filologjike të përgatitura nga Louis-Lucien Bonaparte . Studimet janë botuar në anglisht gjatë viteve 1882-1890 në revistën “Transactions of thë Philological Society” në Londër, të përmbledhura në këtë libër nga Bejtullah Destani.  Puna e Bonapartes është bazuar në hulumtimet në terren, kryesisht ndër arbëreshët e Italisë.

19 mijë italianë punojnë në “Amerikën e vogël”- Shqipëri. Veliaj në Romë: “Do të diskutojmë edhe për çështjen e sigurimeve shoqërore”

Postuar në 15 Maj, 2014 11:24

19 mijë italianë jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Shifra i është bërë e ditur ANSA-s, nga ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj.  Ky i fundit ndodhet në Romë ku do të zhvillojë takime edhe me homologun e vet, ministrin e Punës, Giuliano Poletti, por edhe me kardinalin Angelo Sodano.Velia e quan Shqipërinë një “Amerikë të vogël përtej Adriatikut”, një vend ku edhe qytetarë të BE-së vijnë për t’u angazhuar apo edhe shqiptarë që kanë 23 vjet në emigracion.

"Diplomaci" aktive edhe kundrejt raporteve ndërkombëtare. Davutoglu gjen një mënyrë për të rrëzuar raportin e "Freedom House" për Turqinë

Postuar në 15 Maj, 2014 10:18

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka gjetur një mënyrë origjinale për të hedhur poshtë raportin e "Freedom House" për lirinë e shtypit, i cili për vitin 2014 e rendiste Turqinë si një vend pa liri shtypi. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm danez, Martin Lidegaard, gazetari i gazetës “Zaman”, Servet Yanatma i ka bërë një pyetje Davutoglusë, nëse është normale që kryeministri Erdogan ndërhyn personalisht në media. Dhe Davutoglu ka kapur te “liria për të bërë këtë pyetje” një tregues të vetë lirisë së shtypit.

Statistikat botërore të Shëndetit, Shqipëria përmirësime në jetëgjatësi dhe në uljen e vdekshmërisë foshnjore

Postuar në 15 Maj, 2014 08:55

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar Statistikën Botërore të Shëndetit për vitin 2014, por që ndërton të dhëna për vitin 2012 si kufi më të fundëm. Statistika është shumë e gjerë dhe lidhet me disa tregues. Me rëndësi është pritmëria për jetëgjatësinë dhe vdekshmëria, e ndarë në disa kategori: foshnjore,  te fëmijët 1-5 vjeç si dhe vdekshmëria te të rriturit. Si pikë krahasuese merren të dhënat në vitin 1990. Kështu nëse në vitin 1990 një fëmijë i lindur kishte shpresë për 69 vjet jetëgjatësi, në vitin 2012 kjo pritmëri shkon në 74 vjet.

Opozita braktis sallën e Parlamentit. Bashkë me akuzat më të rënda ndaj qeverisë, PD-ja konsumon edhe një pjesë të aksionit politik

Postuar në 15 Maj, 2014 08:11

Duket se ka përfunduar furtuna e sotme parlamentare. Deputeti Sali Berisha ka marrë edhe njëherë fjalën për të bërë rezymenë e sitiuatës, duke përshkruar dinamikën e ngjarjes dhe duke e shoqëruar të gjithë këtë me akuza nga më të rëndat. “Qeveria e drogës” e ka quajtur ai ekzekutivin e tanishëm, por ndaj fjalës së tij nuk pati replikë të mëtejshme nga kryeministri.  Vetë Berisha e ka quajtur një sukses atë që ndodhi sot për të bërë thirrje rinisë që të dalë në protesta. Më tej opozita ka braktisur sallën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme