Trafiku i drogës, temë në “Top-Story”, Manjani: “Nuk ka asnjë dallim mes PS-së dhe LSI-së”. Komente dhe gjykime edhe mbi reagimin e Edi Ramës sot

Postuar në 15 Maj, 2014 15:53

Emisionet televizive të sotme i janë kushtuar thuajse të gjitha çështjes së  trafikut të drogës. Në “Top-Story” është folur për protestën, por edhe për qëndrimin e kryeministrit të vendit Edi Rama, reagimet dhe daljet e të cilit janë komentuar si larg të qenit mirëfilli politike. Ndërkohë, një nga drejtuesit e LSI-së, Ylli Manjani ka hedhur poshtë çdo aludim për një diferencim mes kësaj partie dhe PS-së në qeverisje. Ideja për këtë ka lindur nga intervista e Luan Ramës në “Zërin e Amerikës”, ku ai ndër të tjera ka deklaruar se “lufta ndaj drogës do më pak hartime dhe vizatime”. Manjani këtë e ka cilësuar si kërkesë për një reagim më të fortë. Po kështu ai kanënvizuar një dallim mes të djathtës dhe të makjës: “E majta nuk ka mbrojtur kënd. Kush ka patur probleme me drejtësinë ka shkuar para drejtësisë.  Tek e djathta, kush ka patur probleme me drejtëisnë e ka mbrojtur Saliu”. Në një pikëpamje, të gjithë janë bashkuar: reagimi i Edi Ramës nuk ishte ai që duhej. “Ky lloj sinqeriteti njerëzor i kryeministrit sot në Parlament, po e çon politikën drejt një norme kanunore”, ka deklaruar gazetari Aleksandër Çipa, që ka kërkuar përgjigje institucionale kundrejt fjalës dhe betimit të individëve.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.