Statistikat botërore të Shëndetit, Shqipëria përmirësime në jetëgjatësi dhe në uljen e vdekshmërisë foshnjore

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar Statistikën Botërore të Shëndetit për vitin 2014, por që ndërton të dhëna për vitin 2012 si kufi më të fundëm. Statistika është shumë e gjerë dhe lidhet me disa tregues. Me rëndësi është pritmëria për jetëgjatësinë dhe vdekshmëria, e ndarë në disa kategori: foshnjore, te fëmijët 1-5 vjeç si dhe vdekshmëria te të rriturit. Si pikë krahasuese merren të dhënat në vitin 1990. Kështu nëse në vitin 1990 një fëmijë i lindur kishte shpresë për 69 vjet jetëgjatësi, në vitin 2012 kjo pritmëri shkon në 74 vjet. Vdekshmëria e të sapolindurve në vitin 1990 ishte 17/1000, kurse në vitin 2012 përgjysmohet në 8/1000. Për foshnjet poshtë 1 vjeç në vitin 1990 vdekshmëria ishte 37/1000, në vitin 2000 shkon në 25/1000 dhe në vitin 2012 në 15/1000. Për fëmijët pooshtë 5 vjeç shifrat janë respektivisht 43-29-17, kurse vdekshmëria te të rriturit mes moshës 15-60 vjeç ajo është 158/1000 në vitin 1990 dhe 121/1000 në vitin 2012 për meshkujt dhe 104/1000 më 1990 dhe 87/1000 në vitin 2012 për femrat. Në përgjithësi femrat hetojnë mesatarisht 4/6 vjet më shumë nga meshkujt, teksa shpresën e një jetëgjatësie më të madhe e ka Zvicra, pastaj Singapori. Treguesit vlerësohen me prirje pozitive në përgjithësi dhe të tillë duken edhe për Shqipërinë.
http://www.who.int/gho/publications/world_health_statistics/2014/en/
s.z
Add new comment