19 mijë italianë punojnë në “Amerikën e vogël”- Shqipëri. Veliaj në Romë: “Do të diskutojmë edhe për çështjen e sigurimeve shoqërore”

19 mijë italianë jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Shifra i është bërë e ditur ANSA-s, nga ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj. Ky i fundit ndodhet në Romë ku do të zhvillojë takime edhe me homologun e vet, ministrin e Punës, Giuliano Poletti, por edhe me kardinalin Angelo Sodano.Velia e quan Shqipërinë një “Amerikë të vogël përtej Adriatikut”, një vend ku edhe qytetarë të BE-së vijnë për t’u angazhuar apo edhe shqiptarë që kanë 23 vjet në emigracion. Nga ana e vet edhe ANSA jep disa shifra që përshkruajnë për “prezencën e fortë shqiptare në Italia”, “pavarësisht përmbysjes së prirjes së këtyre viteve”. Pra zhvillimit të Shqipërisë. 100 mijë është numri i nxënësve në shkolla, 12 mijë ai i studentëve, gjithësej si emigrantë rreth 500 mijë. Veliaj ka nënvizuar se kjo shifër, që është e konsiderueshme, kërkon trajtimin e çështjes së sigurimeve sociale. “Nuk ka një marrëveshje mes Romës dhe Tiranës. Për këtë arsye , në takimin me ministrin Poletti do t’i propozoj që të merremi me këtë çështje”, është shprehur Veliaj.
http://ansamed.ansa.it/ansamed/it/notizie/rubriche/economia/2014/05/15/i...
s.z
Comments
Mesatarisht, me se merren 19
Mesatarisht, me se merren 19 mijë italianët në Shqipëri dhe me se merren 500 mijë shqiptarët në Itali? Një grimë sinqeriteti, ju lutem!
Add new comment