Rama sfidon "Saliun" dhe "Jozefinën"

Postuar në 15 Maj, 2014 06:50

Seanca po vazhdon aktualisht me debatet për trafikun e drogës. Nisur nga pritmëria për diskutimin e kryeministrit dhe ish-kryeministrit, mendojmë të përcjellim pjesë nga fjala e të dyve.

Edi Rama:

“Në këtë sallë kam ardhur për shqiptarët që presin legalizimet prej jush prej 20 vjetësh dhe që ne do të bëjmë atë që jemi zotuar. Prokurorinë e keni ende nën hijen e frikës nga ai. Gjykatat nuk diskutohet, Presidentin me siguri do ta kishit. Do t’u bëj një propozim: Unë i pari, Saliu dyti, adjutanti  SHQUP-it i treti dhe gjithë gridëria e angazhuar në këtë shfaqje të neveritshme të shkojmë një e nga një përpara prokurorisë të cështjes. Dhe nëse Ju provoni një, qoftë edhe një nga akuzat tuaja që lidhin mua me trafikun e drogës, unë nuk do të jap thjesht dorëheqjen, por do të zhdukem përgjithmonë nga ky mikrofon dhe nga çdo mikrofon dhe do t’i nënshtrohem çdo lloj ndëshkimi ligjor. Por në të kundërt, atëherë unë nuk kërkoj të njëjtën gjë, të bini dakord që Saliu dhe Jozefina të bashkohem me Ministrinë e Shëndetësisë për të dizifenktuar Divjakën”.

Sali Berisha:

“Në mbarë botën panë baronin kryesor të drogës në Shqipëri, në Europë panë Edi Ramën që me një shpejtësi të rrufeshme shndërroi Shqipërinë në vendin e narkflotiljeve, panë Edi Ramën që u serviri shqiptarëve aeroplanët e narkotrafikut për mushkonja, panë Edi Ramën sesi rriti mushkonjat në aeroplan dhe sesi ranë rroatët në rërën e Divajkës. Edi Rama ka një background; kthehuni pak te banda e rr. së Kavajës, vazhdoni me Hakmarrjen për Drejtësi, shkoni te banda e Dritan Dajtit.  Ti kërkon dhe zotohesh se po hetohesh. Do hetohesh ti, por qytetarët shqiptarë do rrëzojnë qeverinë tëndë. I ke bërë vendit dëmin më të pallogarroishëm, je shndërruar në rrezik të madh kombëtar për çdo fëmijë, burrë, grua . Lëvizja sot filloi, do të përmbushë misionin e saj, por është mirë të kuptosh se je i vetmi kryetar ekzekutivi në Europë që e shndërrove vendin tënd në Kolumbi dhe mendon se do t’i shlyesh me fjalime”.

s.z

Comments

Submitted by Ksamil (not verified) on

1-gje nuk po kuptoj une si qytetar i thjesht i vendit ne kete meselen e droges. Politikanet (deputetet dhe qeveria) po bejne rolin e gjyqsorit dhe po paguhen si politikan. Kush do e bej politiken ne Shqiperi? Ka 1 mijë dhe një halle ne shoqerine tone, ne vend qe te merren keta palaco njerez me llafe. Mire opozita qe e ka mendjen per te hedhur balte mbi qeverin se i shikon keto llafet si alternativ per te shmangur vemendjen tek ajo pak pune që po bëhet dhe ska ku te kapet ne vend tjeter, po qeveria pse nuk e ignoron dhe zgjeth hallet qe na kan mbytyr deri ne grykë.

Une votova qe te zgjidhen sa me shume probleme qe ekzistojne ne shoqerin tone dhe jo te degjoj te njejten muzik qe e kam degjuar nja 22 vite me radhe.

/Ksamil

Submitted by Epiroti (not verified) on

Harron ortaku i D Fazllicit rep e Lazaratit qe u lind, rrit dhe lulezoi pergjat periudhes se tij te ''lavdishme'' dhe tashti akuzon Ramen. Birisha e ka ngrene turpin me buke.

Submitted by Gjon (not verified) on

Ah mor Epirot qe akoma nuk e ke marre vesh se edhe Rama ka bere ortakeri me Fazllicin. Sa te paska verbuar militantizmi!

Submitted by ALpini (not verified) on

"Komunistet" e rrotes thyer kujtojne se dhimbjen e kthejne ne force.

Kete e tregon me se miri edhe titulli ketij artikulli.

Edi Rames ju kerkua vetem transparence.

Edi Rames ju kerkua testi droges kjo nje analize e thjeshte gjaku ku zbulohet qarte a je perdorues droge,eshte nje test si testi antidobingut qe i behet sportisteve.

Edi Rama si shume te tjere qe kur duan ti shmangen transparences vejne kushte banale si ne bastet qe vejne dy vete.

Pergjigja e rezultatit te testit do ishte pergjigja me e mire ne se do dilte i paster ,pergjigje qe do i perplasej ne fytyre atyre qe e kerkuan dhe do korrte nje fitore te rendesishme per veten e tij......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.