"Diplomaci" aktive edhe kundrejt raporteve ndërkombëtare. Davutoglu gjen një mënyrë për të rrëzuar raportin e "Freedom House" për Turqinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka gjetur një mënyrë origjinale për të hedhur poshtë raportin e "Freedom House" për lirinë e shtypit, i cili për vitin 2014 e rendiste Turqinë si një vend pa liri shtypi. Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm danez, Martin Lidegaard, gazetari i gazetës “Zaman”, Servet Yanatma i ka bërë një pyetje Davutoglusë, nëse është normale që kryeministri Erdogan ndërhyn personalisht në media. Dhe Davutoglu ka kapur te “liria për të bërë këtë pyetje” një tregues të vetë lirisë së shtypit. Ja si u përgjigj ai: “Nuk mendoj se një pjesëtar i shtypit ka të drejtë të bëjë një pyetje të tillë, e cila implikon një fyerje për kryeministrin, kudo në botë. Duke patur të drejtën e kësaj pyetjeje, jemi përpara një treguesi të qartë se raporti i "FH" është i pambështetur...nëse ky pjesëtar i shtypit bën këtë pyetje, që direkt ose indirekt fyen kryeministrin dhe ky gazetar kthehet në shtëpi pa probleme, shkon në punë të nesërmen apo e përsërit këtë pyetje në një konferencë...atëherë ky është një tregues i lirive në Turqi”, tha Davutoglu. “Shyqyr Zotit jam në shtëpi”, shkruajti Yanatma në “Twitter” pak më vonë. Çështja lidhet më shumë me raportin e "FH" që penalizon keq Turqinë, e cila përpiqet prej shumë kohësh të afrohet me BE-në. Me këtë tregues me siguri që ajo ndëshkohet. Por përgjigja e Davutoglusë ndoshta lidhet edhe me faktins e pyetja erdhi nga një gazetar i një gazete që ka si pronar Fetullah Gulenin.
http://www.todayszaman.com/news-347796-davutoglu-attacks-journalists-que...
s.z
Add new comment