Botohet “Albanian dialects” i Louis-Lucien Bonaparte

“Shqiptari i Italisë” njofton për botimin e librit “Albanian dialects” (Dialektet e shqipes), mundësuar nga Qendra për Studimet Shqiptare në Londër e që përmbajnë studime filologjike të përgatitura nga Louis-Lucien Bonaparte . Studimet janë botuar në anglisht gjatë viteve 1882-1890 në revistën “Transactions of thë Philological Society” në Londër, të përmbledhura në këtë libër nga Bejtullah Destani. Puna e Bonapartes është bazuar në hulumtimet në terren, kryesisht ndër arbëreshët e Italisë. Punimi ka rëndësi pasi siç informon Destani, në një nga studimet e veta, Bonaparte ka përpiluar tabelën e parë të tingujve, “një pasqyrë përmbledhëse të tyre në dialektin toskë dhe gegë”.
http://shqiptariiitalise.com/component/content/article/49-histori/5336-a...
s.z
Add new comment