Opozita braktis sallën e Parlamentit. Bashkë me akuzat më të rënda ndaj qeverisë, PD-ja konsumon edhe një pjesë të aksionit politik

Duket se ka përfunduar furtuna e sotme parlamentare. Deputeti Sali Berisha ka marrë edhe njëherë fjalën për të bërë rezymenë e sitiuatës, duke përshkruar dinamikën e ngjarjes dhe duke e shoqëruar të gjithë këtë me akuza nga më të rëndat. “Qeveria e drogës” e ka quajtur ai ekzekutivin e tanishëm, por ndaj fjalës së tij nuk pati replikë të mëtejshme nga kryeministri. Vetë Berisha e ka quajtur një sukses atë që ndodhi sot për të bërë thirrje rinisë që të dalë në protesta. Më tej opozita ka braktisur sallën. Aksioni i sotshëm duhet thënë se konsumoi një masë të madhe të arsenalit retorik, energji politike që i dhanë përgjigje pritmërisë së “përplasjes” pozitë-opozitë. Ndaj është disi e vështirë të mendohet që tempi i protestës të jetë po ai.
s.z
Add new comment