Arkiv-Lajme
Rama-Tahiri takim me drejtues të Policisë. Problemet reflektojnë sofistikimin e krimit dhe trashëgiminë e Policisë së Shtetit
Kryemnistri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, në të cilin ka qenë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Takimi ka qenë i përqendruar te puna e Policisë dhe efektiviteti i saj, në dritën e zhvillimeve të fundit. Kryeministri ka ripërsëritur qëndrimin e tij të njohur për reformimin e policisë, problemet e së cilës, sipas tij, reflektojnë sa mundësitë e pakta, aq edhe një trashëgimi problematike.
Ekuacioni elektoral i Kosovës; kooptime nga shoqëria civile, ambicie për ndryshim dhe deklarim për aleanca “të panatyrshme”
Afrimi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë po nxit zhvillime intensive politike. Kështu sot njoftohet se ibotuesja e “Kosova Sot”, Margarita Kadriu i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërkohë që kreu i opozitës, Isa Mustafa, ka deklaruar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitojë, ajo do të përfshijë në qeverisje edhe partitë që përfaqësojnë pakicat. Një pikënisje për hartimin e strategjive elektorale është edhe rezultati i zgjedhjeve lokale.
Një rast për të vlerësuar laicitetin e shkollës
Blogu “E-Zani” ka marrë në shqyrtim çështjen e laicitetit të teksteve shkollore, duke iu referuar abetares shqiptare. Është një diskutim që ende nuk po zhvillohet në nivelin e duhur në Shqipëri, ndaj edhe ilustrimi me abetaren që sjell “EZ” paraqet rëndësi. Bëhet fjalë për përfshirjen në abetaren shqiptare edhe të Nënë Terezës, e përcjellë me një foto dhe me disa fjali që e përshkruajnë atë si shenjtore dhe për veprat e saj si e këtillë. “Babi i tregon Zamirit për shenjtoren shqiptare, Nënë Terezën. Nënë Terezën e njeh gjithë e bota. Nënë Tereza kishte zemër të madhe.
Prokuroria kërkon pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar sot pezullimin e gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni. Kërkesa parashikon që pezullimi i Gjonit të bëhet deri në fund të procesit hetimor. Gjoni akuzohet nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehje pasurie, falsfikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Gjoni është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
s.z
Qeveria kalon provën, FMN-ja lëvroi këstin e dytë të kredisë. Pronat dhe energjia elektrike, problemet më me ndikim në buxhet
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar mbrëmë lëvrimin e këstit prej 29 milionë eurosh për Shqipërinë. Kësti lidhet me kredinë prej 300 milionë eurosh që i është akorduar Shqipërisë, por që do të lëvrohet konform përmbushjes së detyrimeve të qeverisë. Dhe në fakt kësaj radhe qeveria ia ka dalë. Kërkesat e FMN-së lidhen me të ardhurat buxhetore dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
Predikuesi nga Elbasani bindi një studente të abortonte
Gazeta “Panorama” ka zbardhur sot disa detaje të reja rreth çëshjes së predikuesit nga Elbasani. Ngjarja lidhet me një xhamalarës i cili u predikonte me telefon disda vajzave të reja, u fliste për djallin dhe Zotin, duke çuar madje njërën prej tyre në abort. Kallëzuesi SH.H ndaj predikuesit Ilirjan Hida ka deklaruar në prokurori se vajza e tij E.H. “pasi mbaroi shkollën e lartë në vitin 2012 filloi të shfaqte shqetësime serioze. Ajo e konsideronte Ilirjan Hidën si të dërguarin e Zotit.
Moisiu: “Trafiku si përrallat e Tom Sojerit? E kisha për ushtrinë”. Braçe: “Kërkesa për dorëheqje e PD-së mbështetet nga Nishani dhe Llalla”
Është fakt i njohur se akuzat e opozitës për trafik droge nga ajri, nuk u morën seriozisht. Të paktën publikisht. Një nga këta ishte edhe ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisisu, i cili u shpreh se akuzat e PD-së ishin si përrallat e Tom Sojerit. Sot Moisiu ka korrektuar deklaratën e vet duke u shprehur se “ai reagim kishte të bënte Ushtrinë, sepse unë Ushtrinë e njoh”. Ndërsa situata aktuale ka të bëjë me prokurorinë dhe policinë. Dhe me prokurorinë e lidh kërkesën për dorëheqje edhe deputeti socialist Erjon Brfaçe.
Avioni i Divjakës tërheq interesin e njerëzve. Madje sipas disave, ai mund të ndikojë në rritjen e turizmit të zonës
Avioni i Divjakës duket se është i destinuara që të jetë fitimprurës edhe në raste fatkeqësish siç është rrëzimi i tij. Gazeta “Panorama” shkruan sot se mjaft banorë të zonës kanë nisur të thonë se nga ky incident Divajak u bë e famshme dhe po tërheq shumë turistë. “Një makinë vjen e një ikën. Edhe unë vetë kam ardhur disa herë ta shoh .
Tedi Papavrami shkëlqen në skenën e TOB-it me sonata të Bahut; publiku ngjante i thëthirë prej tingujve të violinës së tij
Sonte në mbrëmje, artdashësit e Tiranës mbushën plot e përplot sallën e Teatrit të Operas e të Baletit. Kish ditë që ish lajmëruar një koncert i Tedi Papavramit, një solo për violinë me sonata të Bah-ut, dhe publiku ish përgatitur për të ndjekur violinistin e talentuar shqiptar me banim në Francë. Por koncerti i kapërceu pritmëritë e publikut, gjë që ky i fundit e demonstroi me duartrokitje pa fund që ia dhuroi artistit në përvjetorin e lindjes së tij (pikërisht sot Papavrami kish datëlindjen).
Arvizu: Protestat e PD-së, për t’i gjetur punë Altin Goxhajt. Basha më tha, "s'kemi punë me ushtrinë"
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ishte i ftuar në emisionin “Watching” në Agon Channel. Sigurisht, tematikat u vërtitën rreth aktualitetit politik në vend, dhe Arvizu pati një përgjigje edhe për deklaratën e Sali Berishës se atij do i digjen të dyja duart nëse ai vë dorën në zjarr për këtë qeveri. “Është e padrejtë që Berisha mendon kështu. Kur kam mbërritur këtu në fund të vitit 2010, Berisha ishte kryeministri. Kemi punuar bashkë, edhe pse kemi pasur dallime. Puna ime është të punoj me qeverinë e radhës, paguhem për t’u kujdesur për interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.