Ekuacioni elektoral i Kosovës; kooptime nga shoqëria civile, ambicie për ndryshim dhe deklarim për aleanca “të panatyrshme”

Postuar në 14 Maj, 2014 05:37

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë po nxit zhvillime intensive politike. Kështu sot njoftohet se ibotuesja e “Kosova Sot”, Margarita Kadriu i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërkohë që kreu i opozitës, Isa Mustafa, ka deklaruar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitojë, ajo do të përfshijë në qeverisje edhe partitë që përfaqësojnë pakicat. Një pikënisje për hartimin e strategjive elektorale është edhe rezultati i zgjedhjeve lokale. Me këtë rast, një nga drejtuesit e “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, ka deklaruar se kjo parti do të dalë e para në zgjedhjet që vijnë, parashikim ky shumë optimist. Gjithsesi, ajo që mund ë vihet re është se skena politike dhe elektorati në Kosovë janë shumë të fragmentarizuar, çka flet për uljen e besimit te politika dhe te instalimi i rrymave lokale në peizazhin politik Kosovar.  Po kështu nuk mund të mos bjerë në sy një ngjashmëri me taktikat paraelektorale që përdorin partitë kryesore në Shqipëri.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.