Arkiv-Lajme

Dëshmia: Ngarkesa e avionit të Divjakës u shkarkua nga 7 makina, policia erdhi 2.5 orë me vonesë

Postuar në 12 Maj, 2014 08:02

Balkanweb njofton se avioni që u rrëzua në Divjakë ka pasur ngarkesë me vete të cilën e morën disa persona me makina, ndërkohë që Ministria e Brendshme theksoi se ngarkesa në makina do të ngarkohej në avion. Dëshminë e re, që bie ndesh me versionin e policisë e jep për BalkanWeb një dëshmitar okular. Ai quhet Lenci, një djalë i ri që thotë se ka qenë aty që në momentin kur avioni u shfaq dhe u rrëzua në rërën e plazhit. Djali ka realizuar foto në çastin kur avioni është rrëzuar në rërën e Divjakës.

Udhëzimi i ministres Gjermeni: Stafi i ministrisë të riciklojë letrën dhe tapat plastike, të raportojë me çfarë lëviz nëpër qytet

Postuar në 12 Maj, 2014 07:28

Sjellje e përgjegjshme, brenda e jashtë institucionit. Kjo është “motoja” që ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni u ka vendosur punonjësve të dikasterit të që drejton, ku nuk mungon edhe raportimi se me çfarë mjetesh transporti lëvizin nëpër qytet. Siç njofton G.Shqiptare, përmes një Udhëzimi të Brendshëm ministria u kërkon të gjithë punonjësve të saj të përmbushin objektivat institucionalë, jo vetëm në punë, por edhe në jetën private.

Arvizu nga Elbasani: Dosja “Divjaka”, duhen hetime të plota

Postuar në 12 Maj, 2014 06:27

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka qenë në ceremoninë zyrtare të betimit të 41 vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes, në Elbasan. Pas ceremonisë ai u shpreh edhe lidhur me çështjen e “avionit të Divjakës”. Arvizu theksoi se duhen pritur hetimet para se të jepen konkluzione lidhur me avionin e kapur dy ditë më parë. “Ka shumë më tepër gjëra që nuk dimë. Dhe mendoj se duhet të presim të shikojmë se çfarë do të nxjerrin hetimet.

Der Standard: Monika Kryemadhi mund të kandidojë për bashkinë e Tiranës

Postuar në 12 Maj, 2014 04:39

Gazetarja austriake Adelheid Woelfl ka intervistuar kryeministrin Edi Rama për të përditshmen austriake “Der Standard”. Intervistës ajo i ka paraprirë me një analizë mbi realitetin politik në vend, që ka tërhequr edhe vëmendjen e këtushme. Theksohet se pavarësisht se “Tirana nuk ka rilindur, disa gjëra kanë ndryshuar”, dhe këto gjëra janë qarkullimi rrugor më i disiplinuar apo prishja e ndërtimeve pa leje.

Mapo: Rama thotë se është i tronditur nga ngurimi i BE-së për statusin e vendit kandidat

Postuar në 12 Maj, 2014 04:15

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për kanalin TV5 analizon kostot e komunizmit, por dhe politikën evropiane që po vonon dhënien e statusit të merituar për Shqipërinë Shqipëria e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat dhe arsyet e vonesës janë vetëm për të politikës evropiane.Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një intervistë për kanalin TV5. Sipas tij Shqipëria meriton të inkurajohet dhe tij jepet një pikë reference për të ecur drejt procesit të integrimit.

Qeveria përgatit ligjin e ri për varrimin me kremim, ja në ç’kushte do të kryhet

Postuar në 12 Maj, 2014 04:14

Projektligji i ri “Për shërbimin publik të varrimit”, përgatitur së fundmi nga qeveria, parashikon ndryshime të rëndësishme për ritet e ceremonive mortore, njofton Panorama. Risia më e madhe ka të bëjë me llojet dhe mënyrat e varrimit: Varrimi mund të kryhet me varrim nëntokësor, mbitokësor ose me kremim, me ritual fetar ose laik. Për herë të parë në vend do të lejohet edhe varrimi me kremim, thënë ndryshe me djegie. Në projektligj janë përcaktuar kushtet e veçanta për varrimin me kremim, i cili nuk do të lejohet nëse familjarët nuk janë dakord.

Avioni nga Zvicra drejt Prishtinës, kërcënuesi neutralizohet nga mjeshtri i arteve marciale

Postuar në 12 Maj, 2014 02:42

Ndodh që në avion të jetë një profesionist në arte marciale, që një rrezik i madh të neutralizohet, si më filma. Mediat e Prishtinës bëjnë me dije se pasagjerët e një avioni që po udhëtonin nga Zvicra për në kryeqytetin kosovar Prishtinë, janë terrorizuar nga një 35-vjeçar, i cili kërcënoi se do të hidhte në erë avionin. Personi mbante në dorë një shkrepëse e një shishe me lëng, dhe kërcënonte se do të shpërthente avionin. Sipas dëshmitarëve, duke thirrur “Allahu Ekber”, 35-vjeçari u ka thënë pasagjerëve se do të shkonin me të në xhenet. “Do të shkojmë të gjithë te Allahu.

Manjani: Janar - shtator 2013, 96 leje për fluturime private - disa pa raportuar destinacionin

Postuar në 11 Maj, 2014 16:36

Zv/Ministri  i Transportit Ylli Manjani, në një deklaratë për mediat ka garantuar se hapësira ajrore është aktualisht e sigurtë dhe e monitoruar në mënyrë absolute. Sipas Manjanit, ngjarja e djeshme konfirmon me 120% se hapësira ajrore e Shqipërisë tani është e monitoruar.

“Standardet e monitorimit janë absolute, nuk bëhet fjalë për deviacione. Po të ishte kaq e pasigurt, nuk do ishte zbuluar asgjë” - ka theksuar Zv/Ministri Manjani.

Në deklaratën e tij, ai nuk ka anashkaluar edhe çështjen e lejeve që jepen nga aviacioni civil, për të cilat u shpreh se do të ketë hetime.

Kur vrapon Presidentja!

Postuar në 11 Maj, 2014 13:37

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2014”. "Me pjesëmarrjen time në këtë gjysmëmaratonë dëshiroj t’ju jap përkrahje të gjitha grave që janë të prekura nga kanceri i gjirit, që të ndikojmë në ngritjen e vetëdijes te të gjithë qytetarët tanë dhe një mbështetje të fuqishme për të gjitha nënat dhe vajzat tona që janë të prekura nga kjo sëmundje, e cila nuk njeh moshë dhe kurrfarë kufiri”, tha Presidentja Jahjaga. “Express” shkruan se në gjysmëmaratonë morën pjesë mbi 1400 garues. 

n.k

Politikanët përballen edhe me statuse

Postuar në 11 Maj, 2014 12:34

Rrjetet sociale kanë qenë tribuna kryesore ku politikanët kanë shprehur opinionet e tyre për ngjarjen e Divjakës. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook sqaron se partnerët ndërkombëtare janë të impresionuar nga lufta e qeverisë kundër drogës. Rama i është referuar edhe një miku të huaj, sipas të cilit vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që policia të sulmohet pas një aksioni të suksesshëm si ai i një ditë më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme