Udhëzimi i ministres Gjermeni: Stafi i ministrisë të riciklojë letrën dhe tapat plastike, të raportojë me çfarë lëviz nëpër qytet

Postuar në 12 Maj, 2014 07:28

Sjellje e përgjegjshme, brenda e jashtë institucionit. Kjo është “motoja” që ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni u ka vendosur punonjësve të dikasterit të që drejton, ku nuk mungon edhe raportimi se me çfarë mjetesh transporti lëvizin nëpër qytet. Siç njofton G.Shqiptare, përmes një Udhëzimi të Brendshëm ministria u kërkon të gjithë punonjësve të saj të përmbushin objektivat institucionalë, jo vetëm në punë, por edhe në jetën private. Për këtë, të gjithë punonjësve u është shpërndarë një plan veprimi, ku përcaktohen masat që duhet të ndërmarrin në funksion të mbrojtjes së mjedisit, si dhe një pyetësor ku duhet të sqarojnë çfarë mjetesh përdorin për të lëvizur në qytet. "Hartimi dhe shpërndarja për plotësim, tek të gjithë punonjësit, i një pyetësori lidhur me llojin e transportit që përdorin për lëvizjet në qytet", thekson një prej pikave të plan-veprimit, i cili përcakton gjithashtu si duhet të veprohet për përdorimin racional të burimeve dhe menaxhimin e mbetjeve brenda në institucion: Punonjësve u kërkohet fikja e kompjuterave dhe pajisjeve të tjera në përfundim të ditës së punës; letra e përdorur do të grumbullohet në thasë të veçantë; si dhe grumbullimi i tapave plastike, të cilat më pas riciklohen.

a.k

Comments

Submitted by IH (not verified) on

<p>Pas i kam dërgua një kërkes qyttare për shqetësimin që ekziston në zonën e Shkëmbit të Kavajës, e nderuar ministre as që denjoj të përgjigjej. &nbsp;Kjo zonjë dhe e gjithë qeveria &quot;rilindase&quot; është shëmbëlltyr i asj që ishte qeveria e kaluar. Nepotike, arrogante dhe tërësisht e dëmshme për vendin.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>A ka ndonje gje qe mund te bejme ne favor te pasurimit te tokes bujqesore apo harrohet me qellim kjo pike nga ministra e re?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.